Parlamenti Evropian voton në favor të heqjes së vizave për Kosovën, kërkohet që tash të veprojë Këshilli Evropian

Parlamenti Evropian voton në favor të heqjes së vizave për Kosovën, kërkohet që tash të veprojë Këshilli Evropian

Parlamenti Europian ka votuar në favor të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën. Këtë e ka bërë me dije raportuesja për Kosovën në PE, Tanja Fajon, e cila ka thënë se e inkurajon Këshillin Europian që të veprojë tani. “Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë tani”, është shprehur ajo. Ndërkaq edhe kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi ka theksuar se nën lidershipin e eurodeputetes Tanja Fajon, në Parlamentin Evropian me 331 vota për u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …