Nën patronatin e Kryetarit të Republikës së Kosovës, sot u mbajt Akademi përkujtimore për 20 vjetorin e masakrës së Izbicës. Në 20 vjetorin e krimit të policisë dhe ushtrisë serbe Thaçi i kujtoj 147 të rënët nga Izbica dhe vendbanimet përreth saj. Ai shtoi se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë tragjeditë në Likoshan, Çirez, Prekaz, Abri, Reçak, Celinë, Krushë, Rezallë, Qyshk, Poklek, Studime, Mejë dhe shumë vendbanime të tjera. Kreu i shtetit theksoi se Kosova sivjet shënon njëzetvjetorin e çlirimit. Kjo ditë, sipas tij, nuk do të vinte pa luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë Akademi Përkujtimore, Thaçi theksoi se do t’i ruajmë dhe kultivojmë marrëdhëniet me shtetet e botës perëndimore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai potencoi se Kosova është e sigurt në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe do të bëhet pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …