leoni

MTI dhe IFC me projekt të përbashkët për t’i mbështetur prodhuesit vendorë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim Damien Shiels, menaxherin për Evropën dhe Amerikën Latine në IFC, me ekipin e tij, që bashkëbiseduan për projektet e ardhshme që do t’i realizojë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Shala theksoi se IFC-ja konfirmoi se së shpejti do të fillojë me një projekt të ri që do t’i mbështesë prodhuesit vendorë, kryesisht në prodhimtarin teknologjike, që mundëson fuqizimin e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës. “Temë e debatit ishte edhe shkëmbimi i përvojave në tërheqjen e investimeve me vendet e ngjashme siç është Irlanda. U vlerësuar edhe fuqizimi i mekanizimit për trajtimin e ankesave për investitorët, që do të bëhet në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është falënderuese ndaj IFC-së dhe Qeverisë Zvicerane për mbështetjen e deritanishme dhe ne jemi të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në projektet që na presin për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministri Shala. Ministri Shala theksoi se MTI është mjaft e kënaqur me bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projektit “Përmirësimi i Klimës së Investimeve 2 – faza e dytë”, që është duke u implementuar nga IFC/Banka Botërore, që ka për qëllim përkrahjen me asistencë teknike në realizimin e aktiviteteve që ndërlidhen me mbështetjen e vazhdueshme të KIESA, ARBK-së dhe agjencive tjera të MTI-së për përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit privat në Kosovë. “MTI po ashtu bashkë-kryeson edhe Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kemi themeluar edhe Sekretarinë Teknike të KKZHE-së. Ne, paraprakisht, jemi dakorduar me zyrtarët e IFC-së, ku në kuadër të kësaj Sekretarie të kemi edhe një Sistem për Trajtimin e Ankesave, që vijnë nga investitorët që operojnë në Kosovë”, tha Shala. Ndërsa, Damien Shiels konfirmoi se së shpejti IFC do të nisë me një projekt të ri në mbështetje të prodhuesve vendorë, që do të ndikojë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …