leoni

Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Kandiq, pyet nëse vrasja e 14 anëtarëve të familjeve Bogujevci e Duriqi nga Serbia, a ‘është agresion i NATO-s’?

Themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare, Natasha Kandiq, ka reaguar ndaj zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, por edhe të një zëvendës-ministreje të Kosovës, të cilët fushatën bombarduese humanitare të NATO-s ndaj caqeve serbe vazhdojnë ta quajnë ‘agresion’. Kandiq, ka kujtuar 14 të vrarët e familjeve Bogujevci e Duriqi në Besianë nga pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, ndërsa ka pyetur ‘A është ky agresion i NATO-s’. Në prag të përvjetorit të 20 të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe, tashmë ish-zëvendës-ministrja e Drejtësisë së Kosovës nga Lista Serbe, Vesna Mikiq, atë aksion e kishte quajtur “agresion”. Për këtë deklaratë, një ditë më pas e njëjta u shkarkuar nga ky post me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj. Kujtojmë se deklarata të tilla, zyrtarët shtetërorë të Serbisë bëjnë vazhdimisht.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …