Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur seancën e tretë të radhës, ku janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës. Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit njoftoi këshilltarët për konfirmimin e vendimeve nga ana e MAPL-së, bazuar në normat ligjore, ndërkaq më pas këshilltarët kanë parashtruar pyetje dhe interesimet e tyre, drejtuar udhëheqjes komunale. Gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2018 në vitin 2019.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 70.000 € për pagesën e obligimit të fshatrave Goshicë dhe Gërmovë për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për këmbimin e pronës se paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit Azem Bislimi (Rrustem).
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për dhënien ne shfrytëzim pronën e paluajtshme e Komunës së Vitisë, në shfrytëzim afatshkurtër për ndërtimin e Shtëpisë së pleqëve në zonën kadastrale në Letnicë.
-
Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2019.
-
Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve ne vendimmarrje për vitin 2019.
-
Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit për komunitete për vitin 2019.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shkarkimin e Gazmend Hasani nga detyra e anëtarit të komitetit për persona me aftësi të kufizuara.