Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn thotë se ka asnjë arsye të mos vazhdojë dialogu Kosovë - Serbi

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn thotë se ka asnjë arsye të mos vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka qëndruar për vizitë  zyrtare në Beograd ku është takuar me krerët e shtetit. Atje temë e pashmangshme ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel. Hahn atje ka thënë se nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte shumë gabim që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të ndalej. “Nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte gabim të ndalet, sepse dialogu aktual ka ngecur për arsye të njohura. Unë jam mirënjohës që pala serbe e kupton mirë” , tha Hahn në një konferencë shtypi. Nga ana tjetër, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duke folur në këtë konferencë tha se sipas saj Kosova nuk i ka respektuar marrëveshjet e Brukselit, dhe se nuk është fer të insistohet në dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …