Rrjeti i Grave të Kosovës

RRGK në përkrahje të zonjës Zahrie Podrimçaku-Subashi dhe kundër veprimeve të kryetarit të Drenasit ndaj saj

Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë përmes këtij reagimi shpreh shqetësim të thellë në lidhje me trajtimin e padrejtë dhe presionin që po i bëhet zonjës, Zahrie Podrimçaku-Subashi, Koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrtare për Barazi Gjinore (ZBGJ) dhe Mundësi të Barabarta (MB) në Drenas nga Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Presioni për ta larguar e degraduar nga puna zonjë Podrimqaku-Subashi ka filluar që nga ardhja e Lladrovcit në krye të Komunës, kurse ka kulmuar në janar të këtij viti- kur ai personalisht ka thirrur atë në zyrë për t’i bërë presion që të largohet nga vendi i punës, kundërligjshëm dhe duke mos respektuar ligjet e rekrutimit dhe të transferimit. Presionin ndaj saj z. Lladrovci e ka ushtruar me qëllim që në pozitën e Podrimqaku-Subashit ta vendosë nusen e djalit të motrës së tij.

 

Pas mediatizmit të rastit, kryetari Lladrovci me datën 01.03.2019 merr vendim për transferim të përkohshëm të Podrimqaku-Subashit në pozitën; Shefe e shërbimeve të Kuvendit në të njëjtën kategori funksionale. Vendim ky i cili u kundërshtua nga Podrimqaku-Subashi, duke pasur për bazë ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës. Ndër arsyet e refuzimit Podrimqaku-Subashi përmend se transferimi i saj është “i qëllimshëm, i paarsyetuar, pa afat kohor, i dhunshëm dhe i detyruar”.

RrGK dhe Lobi duke kujtuar punën dhe aktivizmin e Podrimqaku-Subashit në mbrojten e të drejtave të njeriut e me theks të veçantë të drejtat e grave, kontribut i cili prek të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar vendi, përmes këtij reagimi shpreh përkrahje të parezervë për Podrimqaku-Subashin. Për më tepër kërkon nga Komuna e Drenasit, por edhe institucionet e tjera relevante që të ndërpritet presioni ndaj Podrimqaku-Subashit dhe t’i lejohet hapësira e merituar në ushtrimin e funksionit publik në të mirë të qytetarëve, ashtu siç Podrimqaku-Subashi ka vepruar deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …