Historia ka treguar se politikanët shqiptarë në të shumtët prej tyre, më shumë kanë parë dhe janë interesuar për interesat e ngushta personale, familjare , për pushtetin e për perfitime materiale, pasurie, politike e ideologjike; janë shquar si egoist e inatxhinj të paturp e të papërgjegjshëm për interesin kombëtar. Për interes pushteti ka 100 vite që Shqipëria mbetet peng i zënkave , grindjeve dhe paqëndrueshmërive politike.
Prej politikës dhe prej politikanëve shqiptarë Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit , të progresit dhe të mirëqënies; mbeti e fundit në rrugën e demokracisë dhe të ngritjes e të funksionimit të shtetit ligjor; mbeti e fundit në integrimin europian dhe në krye të Europës për korrupsion, papunësi, varfëri dhe eksod. Dhe madje politikanët shqiptarë në jo pak raste kanë bashkëpunuar edhe me armikun, kanë kërkuar edhe ndhmë prej tyre për të rivalizuar kundërshtarin politik, edhe kanë bërë marrëveshje e deri edhe falje territoresh për interesa pushteti.
Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të thotë ndarje e Kosovës , do të thotë shkëmbim vetëm trojesh shqiptare, pasi bëhet fjalë për shkëmbim trojesh shqiptare të Republikës së Kosovës po me troje shqiptare të Kosovës Lindore të cilat janë padrejtësisht akoma nën Serbi. Për ata politikanë dhe shtetarë të lartë shqiptarë të cilët janë dakordësuar dhe e kanë pranuar shkëmbimin e territoreve kjo përbën për ta papërgjegjshmëri të pajustifikueshme me pasoja dhe dëme të rënda kombëtare.
Ku e mbështesin ata “arësyetimin”,”justifikimin” dhe “guximin” e tyre për këtë shkëmbim territoresh?!
Po ua drejtojmë atyre këto 10 pyetje:
1- A e dinë këta politikanë sado pak historinë kombëtare të shqiptareve, dhe a e dinë ata se ku shtrihen trojet shqiptare në Ballkan?!
2-A e njohin këta politikanë luftën dhe sakrificat e shqiptarëve për të mbrojtur territoret e tyre, për krijimin e shtetit të bashkuar kombëtar ?!
3-A kanë ata përgjegjësi kombëtare para popullit dhe para kombit shqiptar, apo për interesa personale u shërbejnë edhe kauzave të serbëve dhe të Serbisë?!
4-A e njohin këta politikanë Luftën heroike të UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s .
5-A e njohin këta politikanë shqiptarë që janë dakord për shkëmbim territoresh, si ata të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë, a e njohin ata Pavarësinë dhe Shtetësinë e Kosovës, kur Kosovën tashmë me këta kufij që ka sot e kanë njohur shumica e shteteve antare të OKB-së, pothuajse të gjitha shtetet antare të NATO-s dhe të BE-së?!
6-A e dinë këta “politikanë” se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës sipas edhe kartës së OKB-së.
7-A e dine si p.sh. Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës se Serbia u mund dhe u dëbua me luftë nga Kosova dhe se Serbia ka qenë pushtues kriminal dhe genocidist në Kosovë?!
8-A e dinë ata dhe të tjerë si ata që Serbia duhet të kërkojë minimalisht falje dhe se duhet të dëmshpërblejë për dëmet e shkaktuara prej saj Kosovës dhe shqiptarëve?!
Të hysh në bisedime dhe të vësh në diskutim shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë kjo do të thotë që ta kthesh statusin e Kosovës në atë që ka qenë para 12 Qershorit të vitit 1999, vit kur Kosova u çlirua me luftë kundër Serbisë.
9-A e dinë këta farë politikanësh që edhe Rezoluta 1244 e ndalon kthimin e gjëndjes së para Vitit 1999, dhe se nuk ka ndarje të Kosovës?!
Pra, të dakordësohesh për ndarje të Kosovës , kjo do të thotë se je edhe kundër Rezolutës 1244, por edhe më keq akoma se je edhe kundër Pavarësisë dhe kundër Sovranitetit territorial të Kosovës. Dhe madje edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar rezolutën 1244 se është në përputhjke me të Drejtën Ndërkombëtare dhe prandaj edhe Kosova është njohur ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të OKB-së, NATO-s dhe BE-së.
10-Pra, a e dinë këta politikanë dhe pushtetarë shqiptarë të cilët janë për ndarje të Kosovës se ata janë edhe kundër Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kundër atyre shteteve të cilat e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës me këta kufij që ka sot, si dhe i kanë njohur edhe simbolet e Kosovës, pra erdhe flamurin e saj që ka harten e Kosovës me kufijt e sotëm ?!
Dhe vetëm serbët budallenj, fanatikë e shovinistë, si dhe injoranca dhe tradhëtia e disa shqiptarëve nuk e njohin këtë realitet. Atëhere vjen edhe pyetja se kush dhe çfarë i detyron dhe i shtrëngon disa politikanë shqiptarë që të jenë në sinkron me Beogradin për shkëmbim territoresh dhe ndarje të Kosovës?!