Albert Z. Zholi

Albert Z. Zholi: Zonja “Malboro”

Vila në periferi të Athinës ishte e rrethuar me mure të lartë, e më një portë rrëshqitëse elektrike. Brenda mureve një kopsht me gjithëlloj pemësh e lulesh. Vila ngrihej katër kate me ballkone të gjelbëruar e me dritare, dyer të veshur me xhama dritëthithës ngjyrë gjethe portokalli,. ë të dy anët e ndërtesës ishin vendosur dy kolibe ngjyrë limoni, ku ngrinin veshët e mprehtë dy qenë leshatorë. Në të djathtë shtrihej e futej thellë një garazh, ku një djaloshi veshur me kominoshe, pastronte pesë makinat “Mercedes –Benx” ku në plan të parë ndriçonin një ngjyrë bardhë e një ngjyrë mente…

Derën qëndrore e hapi një vajzë e veshur me përparëse e kordele të bardhë. Lindita e ndoqi pas vajzën me të bardha e u gjend në një sallon të madh, me kolltuqe të rëndë e shandanë, që ndriçonin edhe të pandezur, me qylyma persianë, ku këmba fshihej e dukej, mes luleve ngjyrëndezura e me muret mbushur me piktura klasike, të bëra e të stërbëra me mijëra herë që nga jeta e piktorëve. Në një nga kolltuqet e rëndë afër oxhakut, ishte ulur Zonja e shtwpisw. Këmbët i kish rënduar mbi njëra-tjetrën dhe një fustan i gjatë i kish fshehur gjithë bukuritë e tyre. Tymoste me përtaci cigare “ Malboro”, duke e hedhur cigaren nga njëra dorë tek tjetra, sikur gishtat e ngarkuar, me s’dihet sa unaza diamanti, të mos e duronin dot edhe atë send tymues. Lindita u afrua e ndrojtur. Gjithë ai luks i rëndë, me në krye Zonjën “Malboro” iu duk si në përrallat e Njëmijë e një Netëve .

-Mirdita !- e përshëndeti ajo greqisht.

-Mirdita!-ia ktheu zonja, duke lëshuar një shëllungë tymi të bardhë, nga goja, e duke i shëtitur sytë nga koka tek këmbët e Linditës. Lindita kishte një bukuri tërheqëse. Sapo e kish festuar 25 –vjetorin e jetës dhe një-vjetorin e martesës. Fëmijë nuk kishte. Dukej më tepër vajzë se nuse.

Zonja po ia fuste sytë e saj ku të mundëte: Në sy e në buzët gjysmë të çelura, në vrimat e veshit, e në qafën e bardhë e të shëndetëshme, në gjoksin e hedhur e në frymëmarrjen e ndruajtur, pastaj i ndaloi tek shuplakat e duarve dhe foli:

-E dini mirë greqishten ?-Dhe zëri i saj u bë i fortë e ngacmues.

-Jo shumë mirë. Po mësoj çdo ditë me medodikë dhe fjalor. Di të komunikoj mirë në anglisht dhe italisht.

-Si? Anglisht dhe italisht? Ku i ke mësuar?—Dhe zonja lëvizi të ndenjurat e trasha në kolltuk, bëri ndërrimin e këmbëve mbi këmbë dhe lëshoi bishtin e cigares në një tavolinë argjendi.

-Në universitet – foli më kurajoze Lindita, kam mbaruar shkollën e lartë për ekonomiste me erzultare shkëlqyeshëm. Zonja e shtëpisë shfaqi një qeshje ironike në fytyrë, duke përdorur vetëm sytë dhe buzët. Duke lëvizur muskujt e faqeve të tulta foli:

-Universitetet shqiptare nuk pijnë ujë në Evropë – dhe lëvizi gishtat e dorës së majtë sikur donte t’i shlodhte nga pesha e të florinjtave, apo t’i tregonte shërbëtores me universitete se para gishtave të saj nuk kishte vlerë shkolla e lartë …Ata florinj nw gishta vlenin sa disa universitete, Por përsëri pyeti, si për t’u siguruar, për ç’kish dëgjuar.

-Dhe sa vjet shkollë keni kështu ??

-Gjashtëmbëdhjetë dhe një vit pasuniversitar, gjithsej shtatëmbëdhjetë – ia numëroi Lindita, për të lënë zonjën të shtypte trurin në llogaritje.

Makinën larëse dini ta përdorni?-pyeti përsëri Zonja –

-Po!- u përgjigj shkurt Lindita.

-Po fshesën me korent – pyeti përsëri Zonja, sikur donte që një nga pyetjet e saj të dilte mbi dijet e shqiptares së ditur.

-Po, di ta përdor edhe fshesën elektrike – u përgjigj përsëri shkurt Lindita .

-Gjëra të tilla kishit në vendin tuaj ?

-Makinë larëse, gati, ka çdo familje. Unë kam patur edhe fshesë elektrike – e sqaroi Lindita, duke ndenjur, ashtu, në këmbë, si në provimet e shkollës.

-Po këtu ç’ke mësuar?-pyeti përsëri Zonja, duke pritur përgjigjen që donte.

-Edhe këtu kam mësuar shumë gjëra, në radhë të parë si të punoj në shtëpi zonjash e si t’i respektoj Zonjat…Ky ishte fati im!

Zonja qeshi për herë të parë me faqet e tulëta dhe u ngrit nga kolltuku për ti treguar punët që do bënte. Me vete mërmëriste shkolla apo paraja? Paraja apo shkolla? Po të mos kesh paranë…..

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …