leoni

Aplikimi i Kosovës në INTERPOL përsëri këtë vit e ka ndezur edhe më shumë ministrin serb i cili po viziton vende të botës për të lobuar kundër. Përveç që

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, vazhdon të lobojë kundër Kosovës nëpër botë, ndërsa BE vazhdon të hesht

Aplikimi i Kosovës në INTERPOL përsëri këtë vit e ka ndezur edhe më shumë ministrin serb i cili po viziton vende të botës për të lobuar kundër. Përveç që po kërkon nga shtete të ndryshme që e kanë njohur vendin tonë të tërheqin këto njohje, Ivica Daçiq po pengon Kosovën që të anëtarësohet nëpër organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Së fundmi, ai pas një vizite në Argjentinë, Uruguaj, Paraguaj, Guatemala dhe Nakaragvi është shprehur se vota kundër Kosovës nga këto shtete është e sigurt. Ministri i jashtëm serb, e ka konsideruar shumë të rëndësishme këtë për pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në INTERPOL. Sipas tij, duhet të punohet shumë që të pengohet Kosova në rrugën e saj për anëtarësim në INTERPOL në fund të vitit në konferencën që do të mbahet në Kili. Muaj më parë, Daçiq kishte prezantuar në Kuvendin e Serbisë punën e tij në pengimin e Kosovës dhe në lobimin anti-pavarësi. Madje, kjo fushatë e Serbisë është e hapur dhe nuk po hasë në pengesë e as në qortime as nga ana e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …