Të lodhur e të rraskapitur, të uritur e të merzitur, te vrarë e të plagosur, të shterur në pikën e fundit të mundit, menduam veç një gjë…:
Të vazhdojmë të jetojmë aq sa na ka dhënë zoti jetë, me punë e n\djersë të ballit..!
Prej lodhjes tonë, mundit dhe sakrificës, horrat e kohës, përfituan mbi supër tona miliona e miliona pasuri, aq sa kurr nuk ditën me u ngi…!
Përveç milionave, uzurpuan prona te shtetit, zaptuan vendet kyçe të bizneseve, bllokuan mundesitë më primare te jetës, privatizuan fabrikat për ti bërë llogore të militantizmit dhe reklamave “trimërore” të paqena, veç me e bë për vete krejt pasurin e keti vendi.
Prap nuk po din me u ngi.
Ka njeri këndej kah ne qe komunen e ka bë shtepi, edhe shtepinë komune.
Nuk e din njeriu a po shkon ne komune apo me ndejt te dikush.
Kan blloku vendet të cilat eshte dashtë të jen sheshe, te mbajn nje emer deshmori e të bëhej nje vend atraktivë dhe pak hapërsirë për pushim.
Aq te papastert e kan të kaluaren, saqe do të duhej të shkonin natën e me kokë ulurë, mos me i pa kush ka levizin, por e kunderta e kësaj se ata, kan bërë zagarë për vete, kan blerë edhe shpirtin e nje te varferi, për shkak të nevojave të tyre, ata kan lujt edhe me ndjenjat e pasterta të nje qytetari të pervuajturë të vendit tonë, besa edhe me shpirtin bujar dhe sakrificën e një trimi të liris.
Llogoret e tyre të mbushura me “mall”, jan pasuri e popullit, jan ndjersë dhe kontribut i te gjithëve ngapak e më së shumti i Mergimtareve tan, vellezerve e baballareve tan qe sakrifikuan gjithë jetën e vet, veq me e ngrit këtë vend nga hiri qe e bërë Shkau.
Kjo po vazhdon, rëndi qe ndalet nuk është, mundi dhe sakrifica e gjithë neve, po vazhdon të ” ngrënët ” dhe të mbushet në stomakun e njerzve qe nuk din kurr me u ngi, po vazhdon të trashet anarkia këtu, po vazhdon të zgjerohet mbreteria e tyre, le qe spo ndalen ata, por po i ngrisin për mrekulli të bijt e tyre, mbi mallin qe e kan zapu nga ne.
Po vazhdojn me i qit ne pah, pjellen e vet, qe edhe qorapat i kan plotë me ndjers të qytetarit.
Nuk kan lë gurë pa levizurë, veq me e trash ” pasurin”. Në kohë lufte të njejtit njerez na e shiten 1 liter vaj, 20 Marka, na e shiten 10 Marka një pako cigare, na e shiten 20 Marka 1 kg Sheqer e na e shiten 100 Marka 1 thes Miell.
E kan q’grry këtë popull saqe fill pas lufte, edhe kulmet e shtepive të djegura i kan hëngër.
Europa dhe gjjthë bota, u mundua me na dalë ne ndihmë.
Por 10% shkuan me vend, ndersa 90% i hëngrën të pangopurit.
Vazhduan me fitu me llojë llojë menyre, duke u bë servil i të gjitha partive politike, i të gjithë zyrtareve e bashk me ta, vjedhen e uzurpuan rënd e më rënd.
E shtremberuan Historin, na e vran deshiren për të jetuar, na e vran ëndërrën për të jetuarë këtu, nuk na e lan as më të voglën mundesi as për nje punë pastruesi, tu i fut akraballekun e vet, veq atyre qe nuk ju del nga rrethi i ” HANIT” të vet.
#PARA
#DASHURIQKA e
#PUSHTET.
Vendin e ngulfaten, e derguan në humënerë dhe e zbrazen nga fabrikat e prodhinit të jetës, ata jan të rinjët tan, të cilët po ja kthejn shpinën Atedheut, sepse skan asnjë ëndërr për këtë vend, sepse smunden me e ngi ” HAJDARIN” e le më tash të DJALIN.
Mbretëri e hajnis, mallit të shtetit, tokës së paluajtshme dhe ndjersës së popullit.
Siq thot një mik i imi se edhe kriminelet më të medhenjë të botës, munden e marr ” YRNEK” në këtë vend, për të bëmat e tyre.
E pastaj hani e pini dhe defreni
Mbushni barkun dhe xhepa
Të pa brekë ju zuri nata.
Milionerë ju zbardhi drita.