leoni

Bashkim Musliu: Ambasadori i Zvicrës shfaqi respekt për ushtarët e UÇK-së, atë që e tha me tutje e diimë të gjithë

Bashkim Musliu: Ambasadori i Zvicrës shfaqi respekt për ushtarët e UÇK-së, atë që e tha me tutje e diimë të gjithë

Ish-luftëtari i lirisë, tash zëvendësministr i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Musliu ka shkruar lidhur me fjalimin e ambasadorit të Zvicrës në Skenderaj i cili bëri bujë të madhe mediale. Ai thotë se ambasadori ka shpreh respekt për ushtarët e UÇK-së dhe nuk ka thënë asgjë që nuk është e vërtetë. “Isha i pranishëm ( i ftuar nga kryetari i komunës) në manifestimin ku u përurua ujësjellësi për disa fshatra. Me këtë rast foli edhe ambasadori i Zvicrës. Ai ka thënë edhe diçka që nuk po thuhet. Sa më kujtohet ai tha: I përshëndes, i nderoj (salute) ushtarët që kanë luftuar për lirinë e Kosovës. Fjala SALUTE ka të bëjë me një gjest ose veprim që tregon respekt dhe në radhë të parë lidhet me forcat e armatosura. Pra, ambasadori shfaqi respekt për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pjesa tjetër e fjalimit është e njohur (Kosova ka para për të ndërtuar ujësjellës, por paratë po shkojnë për ata që nuk janë veteranë) A ka të drejtë një ambasador të flasë për çështje tona të brendshme është çështje në vete, por ai nuk tha asgjë të re. Atë që e tha ambasadori e dimë të gjithë.  Të gjithë e dimë se listat e veteranëve janë tepër të fryra”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …