leoni

Xhamajl Pllana: Me rastin e 20 vjetorit të disa aksioneve të Njësiteve të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës

Xhamajl Pllana: Me rastin e 20 vjetorit të disa aksioneve të Njësiteve të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës

NË MES TRE POZICIONEVE USHTARAKE ARMIKE LUFTËTARËT TANË E RRËMBYEN MIELLIN E FABRIKËS SË BUKËS NË BUKOSH DHE SIGURUAN BUKËN PËR VETE DHE PËR POPULLATËN

Pranverë e vitit 1999.

Ishim të pozicionuar në vijën e parë të frontit,një bregore dhe pikë strategjike  në fshatrat Shtitaricë, Akrashticë, Dalak dhe Bukosh,të cilat, përballë kanë qytetin e Vushtrrisë. Prej këtu dukej magjistalja Prishtinë-Vushtrri–Mitrovicë, kazerma ushtarake dhe shkolla e policisë serbe në Vushtrri, ndërsa  përballë shihen fshatrat e Shalës. Nga ana e majtë shihet dhe kazerma ushtarake serbe e Mitrovicës, rruga rajonale, Mitrovicë Frashër, Pantinë, Shtruerë,Ortakoll-Qyqavicë,e cila e lidhet dhe me Drenicën. Ndërsa ne, për shkak të këtij pozicioni,por dhe për shkak të dy pikë-stacionimeve të forcave serbe,në distancë prej rreth 2-3 km largësi, jemi të obliguar të vëzhgojmë,ditën dhe natën.

Gjatë gjithë kohës,ne organizonim roje të rregllt dhe ishim në kontakt me eprorët.

Ne,ushtarët e ZOSH-ës,përveq luftës së armatosur,jemi angazhuar vazhdimisht dhe në strehimin dhe ushqimin e popullatës së zhvendosur,ndihmën mjekësore e sigurimin e barërave,për çka kanë kontribuar shume mjekë dhe infermierë/e të shumtë,e për të cilët do të shkruajmë në një shkrim të veqantë.Mirëpo nga janari i vitit 1999 e tutje, filluan të na hargjohen rezervat ushqimore për ne dhe për popullatën,prandaj sigurimi dhe furnizimi i popullatës me ushqime ishte tepër i vështirë.

Dretoria për Shërbime Publike dhe Administrim Civil,pranë ZOSH-ës (DSHPAC),shqyrtoj gjendjen me ushqime dhe mundësinë e aktivizimit të disa mullinjëve elektrik.

DSHPAC,pranë ZOSH-ës,duke parë se furnizimi i popullatës së grumbulluar, me miell,me bukë dhe me artikuj tjerë ushqimor,ishte vështirësuar shumë, ka shqyrtuar dhe mundësinë e sigurimit të miellit dhe aktivizimin e ndonjë mulliri elektrik, në ndonjë nga fshatërat ku kishte përqëndrim më të madh të popullatës.Prandaj kemi konstatuar se si raste tepër urgjente ishin sidomos, fshatërat Ashlan (ku ishte vendosur dhe Shtabi i ZOSH-ës),Shtitaricë (tani Shtruerë),Dalak (tani Lugmir),Akrashticë e më gjerë.

Ne u nformuam se në Fabrikën e bukës në Bukosh kishte dhjetëra tonelata miell (27.03.1999)

Shtëpitë (kazermë) të Veli e Fetah Osmanit dhe lagjja e Barelive,ishte përplot ushtarë dhe vullnetarë të UÇK-së. Ushtari i lirisë,Nazmi Osmani, kishte përgaditur darkën,gjellë dhe bukë shumë të zezë, në të kaftë të mbyllët,me miell nga mulliri familjar. Lufta po zgjaste dhe, rezervat edhe ashtu të pakëta të miellit po hargjoheshin me të shpejtë,sepse dhe popullatës po i shterreshin rezervat. Ishte një numër tepër i madh i popullatës së grumbulluar, gjithashtu, dhe numri  i ushtarëve dhe i vullnetarëve po rritej dita ditës.Popullata po sillte thasë me grurë, për të bluar në mullirin e familjes Osmani,i cili funksiononte që nga fillimi i mungesave të para të miellit.Prandaj,me këte rast u diskutua për ndonjë zgjidhje të mundshme për sigurimin e ushqimit. Gjatë kësaj darke,luftëtari Shefki Dushi, informon se në fabrikën e miellit në fshatin Bukosh, gjendej një sasi e madhe e miellit,sigurisht me tonelata të tëra. Kjo ishte një informatë mjaftë  rëndësishme, sepse megjithë rreziqet e tërheqjes, ishte rast jetik, për sigurimin e ushqimit për luftëtarët tanë dhe për tërë  popullatën e zhvendosur.

Për këte rast, jemi informuar unë (Xh.Pllana), Bekim Shyti, Enver Oruqi dhe Kom.i ZOSH-ës,Rr.Rama. Prandaj pa vonuar, është mbajtur një takim i përbashkët i disa prej eprorëve,në nivel të Brigadës së 142,të ZOSH-ës. Ky takim është mbajtur në Shtabin e Njësisë Speciale të ZOSH-ës,dhe ka patur këte përbërje:

Bekim Shyti, Komandant i Njësisë Speciale të ZOSH-ës, Avdyl Bahtiri,përfaqësues i DMPAC, Gani Lahu, Komandant i Bat. të II-të,Met Shyti, Zv.Komandant për Personel në Br.142, Naim Qorolli, Shef i Operativës në Brig.142, Halit Xhaka,Shef i Personelit në Bat.e II-të,Ibrahim Xhaka,Komandant i Kompanisë I-rë,Bat.II-të. Në këtë takim (me vullnetin personal të Bekim Shytit), është vendosur që aksionin për tërheqjen e miellit do ta udhëhiqte Komandanti i Njësisë Speciale të ZOSH-ës,Bekim Shyti. Pra nga ky takim u dha pëlqimi dhe u vendos  që, ditën e nesërme (në mbrëmje), të fillonte aksioni i marrjes së kësaj sasie të miellit për të siguruar ushqim për luftëtarët tanë dhe për popullatën e uritur për bukën e gojës

Fabrika e miellit në Bukosh

Komandanti i Njësisë Speciale të ZOSH-ës,Bekim Shyti,në krye të aksionit për rrëmbimin e miellit (01.04.1999)

 

Bekim Shyti me bashkëluftëtarë

Bartës së organizimit të vullnetarëve me qerre dhe me traktorë për këte aksion kanë qenë luftëtarët: Avdyl Bahtiri, Abaz Shyti dhe Jahja Mehmeti,. Prandaj me një aksion të Njësisë Speciale të udhëhequr nga Bekim Shyti dhe luftëtarëve të njësiteve luftarake të Togut të III-të,Kompania e II-të,Batalioni i II-të,Brigada 142,e ZOSH-ës,ia kemi dalur që me qerre kuajsh dhe, me mjete motorike të marrim miellin në Fabrikën përkatëse në fshatin Bukosh, duke rrezikuar jetën e luftëtarëve tanë,sepse e gjitha është bartur rrugës së vetme e cila shkonte paralel me hekurudhën,deri te shtëpia e Mustafë H.Pllanës dhe Rexhep L.Berishës, 150m larg nga shtëpitë ku ishin vendosur forcat paramilitare serbe (shtëpitë e familjes së Arif Berishës),prej ku rruga kthehej majtas, për t ‘u ngjitur në  drejtim të  lagjës së Osmanëve (Barelive) e për ta përcjellur më tutje,në drejtim të Ashlanit,ku ndodhej dhe Shtabi i UÇK-së,ZOSH-ës.

Tërheqja e miellit nga Fabrika e Bukoshit,ishte si të hedhësh valle në gojë të ujkut

Gjatë ditës kishte një tentim të dështuar të forcave serbe për të marrë pozicionet tona në Dalak e Shtitaricë, prandaj gjatë tërheqjes, armiku u hakmorr duke djegur dy shtëpi  të fshatit Dalak.

Gjatë kësaj dite Njësia Speciale e udhëhequr nga Komandant Bekim Shyti dhe ushtarët e  togut të III-të, të Kompanisë së II-të, Batalioni i II-të,Brigada 142,e ZOSH-ës,(Dalak),ishin në gjendje gadishmërie,sepse në ndërkohë ne,ishim  përgaditur për aksionin e madh, për tërheqjen e miellit nga Fabrika e Bukoshit, e cila gjendej në një udhëkryq fare afër hekurudhës dhe, rrugëve rajonale që qonin në fshatërat e Ortakollit (Qyqavicës) dhe të Drenicës. Ishte pozicion fushor,tepër në thellësi,vetëm tre km vijë ajrore nga qyteti i Vushtrrisë,nga fabrika e Llamkosit dhe rreth dy km larg pikë-stacionimit ushtarako policor në fshatin Bukosh. Në krye të aksionit ishte Bekim Shyti, me njësitin e vet Special, (Enver Osmani ,Ilir Shyti,Roland Bartecko,Sedat Parduzi,Zenë Zahiti,Vllaznim Zahiti,Bahtir Maxhuni,Bajram Kela,Jeton Azemi,Fetah Zejnullahu,Shemsi Avdiu,Artan Zeka,Shefki Dushi etj.). Luftëtarët tanë ishin përgaditur mirë, duke marrë parasysh rrezikun dhe pasojat e mundshme. Prandaj sapo u errësua, ata filluan të lëvizim në drejtimin e synuar, te mulliri i Bukoshit.

Rruga  e cila shpiente te vendi i caktuar,kalonte fare afër pikë-stacionimit me paramilitarë serb (150m largësi), nga këthesa e parë djathtas, e cila qonte në drejtim të vendit të synuar.

Ky aksion është organizuar në tre grupe:

Grupi i parë: Udhëhiqet nga Komandanti sypatrembur i Njësisë Speciale të ZOSH-ës, Bekim Shyti me një numër prej rreth 30 ushtarësh,i cili vëshgon terenin dhe kujdeset për sigurimin e rrugës në tërësi,

Grupi i dytë:Udhëhiqet nga ushtari, Islam Osmani,duke u pozicionuar në pikat kyçe terenit.

Grupi i tretë:Udhëhiqet nga ushtari, Bedri Osmani i cili ka shoqëruar qerret me kuaj deri në vendin e caktuar.

Qerret me kuaj drejtoheshin nga:Jashar Prekazi,Mexhit Xhaka,Hajriz Sheremeti dhe Bajram Xhaka. Me të arritur në depo,u mahnitëm nga sasia e madhe e miellit. Filluam me ngarkimin e qerreve me thasë mielli,dhe nga gëzimi na dukeshin fare të lehtë shpreheshin luftëtarët e këtij aksioni .

Ruga e lëvizjes së forcave tona me qerre e me miell ishte në formë të germës L,pjesa e parë e rrugës kthyese ishte e rafshët,e lehtë për kalim,por me rreziqe të mëdha për t’u ballafaquar me forcat armike. Sepse,fabrika ndodhej mes tre pikëstacionimeve të forcave serbe,ndërsa,kthesa që qonte përpjetë rrugës së Dalakut, ishte 100-150m afër me forcat serbe,e cila ishte e mundimshme dhe për kuajtë.Pra rreziku kryesor ishte tek kjo këthesë, dhe tek fabrika, ku po mbusheshin qerret me miell.” Gëzimi dhe lumturia për suksesin e arritur shiheshin në fytyrat e djemëve të këtij aksioni tepër të rrezikshëm,sepse ata e kishin mundur frikën dhe rrezikun.Ishte një aksion i madh,ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, qerret e mbushura me miell,atyre u dukeshin si floriri, sepse aksioni u realizua me sukses të plotë, duke e përfunduar rreth orë 03 të natës.

Aksioni për tërheqjen e miellit ka vazhduar dhe të nesërmen (02.04.1999)

Nata e dytë, e të njejtit aksion ,vazhdoj me përgaditje dhe më të mirë.Kësaj radhe,përpos qerreve me kuaj janë angazhuar dhe 4 traktor me rimorkio. Edhe pse, rreziku nga zhurmimi i traktorëve ishte i madh, mirëpo kujdesi i forcave tona ishte i shtuar,sidomos në sigurimin e rrugës.Komandanti i Togut të III-të,Kompania e II-të,Batalioni i II-të,Brigada 142,e ZOSH-ës,z.Bedri Osmani dhe disa ushtarë të Njesisë Speciale, ishin angazhuar në depo,për të ngarkuar sa më shpejtë traktorët.

Traktorët ngarkoheshin pa drita ndërsa forma e aksionit,ishte sikurse ajo e mbrëmjes paraprake:

Grupi i parë, Bekim Shyti,me Njësinë Speciale,për sigurimin e rrugës dhe udhëheqjen e aksionit.

Grupi i dytë, Islam Osmani me ushtarë i cili vendoset në pozicionet kyçe,ndërsa Grupi i tretë, Ilir Shyti,Përgjegjës për Veprimet në Teren, dhe Bedri Osmani me ushtarët e Togut të III-të, Kompania e II-të,Batalioni i II-të,Brigada 142,e ZOSH-ës, udhëheqin me ngarkimin e traktorëve. Traktorët e kësaj nate të aksionit janë drejtuar nga: Bekim Shyti,Hamit Shyti,Blerim Mehmeti dhe Nagip Rexha. Aksioni ka përfunduar rreth orës 02 të natës, për fat të mirë me sukses të plotë, dhe pa asnjë pasojë.U sigurua ushqim për luftëtarë dhe për popullatën për një kohë të caktuar. Sepse në këto ditë lufte, mielli pothuaj se nuk egzistonte, ndërsa për popullatën,ushqimi kryesor kishte mbetur patatja dhe misri i cili edhe ashtu ishte shumë i pakët.

Strehimi dhe kujdesi për popullatën e rikthyer nga deportimi për në Republikën e Shqipërisë.

Rast tepër i rëndë për popullatën dhe për ne,sidomos në muajtë Prill-Maj ’99 ka qenë,kur kolona të pafund të popullatës tonë,me gra,burra,pleq,plaka, fëmijë të vegjël,të zbathur, të uritur,të lagur e të mërdhirë, të lodhur e të sëmurë,e që ishin me qindëra e me mijëra, të cilët ishin detyruar që të hecin këmbë,nga Mitrovica e deri  në kufirin Shqiptaro-shqiptar dhe anasjelltas. Prandaj jemi mobilizuar mirë dhe i kemi sistemuar të gjithë nëpër shtëpitë e padjegura  në Akrashticë, Liqenjë, Balincë,Shtruerë e Taraxhë. Që të gjithë janë strehuar, janë ushqyer e janë rehatuar sipas mundësive tona tepër modeste, andaj ka qenë ndjenjë dhe kënaqësi e veqantë të dëgjonim,për urimet dhe falënderimet e popullatës tonë për UÇK-në,si ushtri që po luftonte për çlirimin e popullit dhe vendit tonë nga okupatori serb.

Popullatë shqiptare e dëbuar nga Kosova 1999

SIGURIMI DHE AKTIVIZIMI I MULLINJËVE PËR BLUARJE

Sigurimi i makinës për qërimin e grurit (11.04.1999)

Luftëtarët e UÇK-ës, Enver Osmani dhe Bedri Osmani,nga fshati Dalak që heret e kishin një plan për të siguruar një makinë për qërimin e grurit, me qëllim që mielli të dilte më i pastër.Ata e dinin se në një shtëpi në fshatin Bukosh ishte një makinë e tillë, mirëpo ajo shtëpi ishte fare afër forcave serbe, prandaj dhe tërheqja e sajë ishte me rrezik. Megjithat, edhe këte aksion e filluan me guxim,dhe e kanë përfunduar me sukses të plotë (rreth orës 23 e 30 min),sepse këte aksion e udhëhiqte në formën më të mirë, luftëtari  ynë sypatrembur Enver Osmani (“mjeshtri”).

Forcat serbe sulmojnë përsëri fshatin Dalak (27.04.1999)

Gjatë kësaj jave forcat serbe përsëri tentojnë të marrin pozicionet tona,mirëpo forcat tona nuk lejojnë një gjë të tillë,prandaj në tërheqje e sipër ata i vënë flakën dhjetë shtëpive të fshatit Dalak,duke ndërprerë dhe energjinë elektrike. Ky ishte dëmi më i madh që na u shkaktua,sepse pa energji elektrike nuk na funksiononte as mulliri për bluarje.

Në një takim të përbashkët e kemi diskutuar mundësinë e kyçjes së ndonjë mulliri elektrik

Fillimisht, qështjen dhe mundësinë e aktivizimit të ndonjë mulliri elektrik ,diku në fshatërat tona, e kemi diskutuar: unë,Xh.Pllana (DMPAC)), Bedri Pllana,Komandant i Kompanisë së II-të,Batalioni i II-të,Brigada 142,e ZOSH-ës, dhe Bedri Osmani me ushtarët e Togut të III-të. Qëllimi ynë ishte, furnizimi i popullatës me miell, për të shpëtuar jetët e rrezikuara nga uria, e sidomos fëmijët e vegjël,e që në fshatërat tona ishin me qindra e mijëra,të cilët ishin grumbulluar nga të gjitha anët e viseve tona. Brenda javës B.Osmani na ka njohtuar se dinte për dy mullinjë të tillë,një në fshatin Ashlan e një tjetër në fshatin Pantinë (afër hekurudhës).Mirëpo,në fshatin Ashlan meqë mungonte energjia elektrike,na duhej dhe një gjenerator. Edhe për këtë qështje,zgjidhjen e kishte gjetur luftëtari Bedri Osmani me shokë,sepse ai kishte vërejtur se në një shtëpi të djegur,në fshatin Bukosh gjendej një gjenerator funksional ,me fuqi të mjaftuehme për të furnizuar një mulli elektrik.E kemi diskutuar se si t’i tërhiqnim dhe se ku mund t’i kyçnim dhe aktivizonim këta mullinjë. E kemi biseduar dhe kemi hasur në mirëkuptim, me pronarët e mullinjëve dhe të shtëpive ku mund t’i kyçnim. Ishte fat i madh që në fshatin Shtruerë (Shtitaricë) kishte energji  elektrike,sepse këtu ishte dhe stacioni i trenit të Vushtrrisë,ku kishte dhe disa familje serbo-malazeze,andaj kjo ishte një mundësi e mirë për të realizuar objektivin tonë tepër të nevojshëm. Mirëpo,problem tjetër për ne ishte kyçja me energji elektrike e mullirit në lagjen e Barelive në fshatin Dalak,sepse atje tashmë ishte ndërprer energjia elektrike, prandaj për t’u kyçur,duhej siguruar 8 shtylla dhe mbi 1500 m metra tel elektrik.

Aksioni për marrjen e shtyllave dhe telit elektrik për mullirin e Lugmirit (Dalakut)

Ditë më herët,mundësinë e kyçjes me energji  elektrike nga fshati Shtitaricë,si  fshat më i afërt,i cili ende ishte i furnizuar me energji elektrike,e kemi diskutuar unë ( Xh.Pllana) dhe Bedri Osmani. Mirëpo,për ne pengesë tjetër ishte, mungesa e shtyllave dhe e telit përques,prandaj posa bie terri ushtaret tanë filluan aksionin e nxjerrjes ose prerjes së disa shtyllave elektrike në fshatin Bukosh.

Para nisjes, secilit ushtar dhe vullnetar civil,i është caktuar detyra, se çka ka për të punuar.Kemi siguruar mjete të punës si : lopata,sharra dore,dana të rrymës,këmbëza me litar për ngjitje. Gjithashtu me vete e kishim dhe një kal për të tërhequr shtyllat (ushtaret tanë e kishim zënë në fusha),të cilin e shfrytëzonim për nevoja tona (bartje të pleqëve të lodhur,fëmijëve,për bartje mielli,municioni) etj. Gjithsesi, dhe njësiti për sigurimin e vendit ka qenë në gatishmëri të plotë (Bedri Osmani,Enver Osmani,Faton Lahu,Shefki Dushi, Adnan Hajrizi,Fitim Osmani, Sabri Osmani dhe Bashkim Osmani,të cilët ishin pozicionuar afër shtëpive serbe. Këta luftëtarë trima,e kanë ndërprerë rrymën, duke e këputur në një shtyllë. Pastaj i kanë prerë ,dhe i kanë tërhequr zvarrë me kali,nga fshati Bukosh deri në Shtitaricë,ku po hapeshin gropat nga grupi i dytë (Islam Osmani,Avdi Osmani, Besim Osmani,Akil Osmani,Feim Pllana) e shumë të tjerë duke siguruar shtyllat dhe telin e nevojshëm. Aksioni  i tërheqjes ka përfunduar,rreth orës 02 pas mesnatës.Ndërsa kyçja është bërë të nesërmen,sepse vendi ishte i përshtatshëm dhe nuk shihej nga forcat serbe.

Aktivizimi i mullirit elektrik në Dalak (28.04.1999)

Pasdrekën e kësaj dite, Bedri Osmani dhe Fitim Osmani e kanë bërë kyçjen e rrymës dhe pa humbur kohë e kanë aktivizuar mullirin. Avdi Osmani dhe Meriton Rama, kanë qenë përgjegjësit kryesor për punën dhe mbarëvajtjen e këtij mulliri. Ata janë kujdesur deri në detale, duke evidentuar deri me kg për bluarjen dhe shpërndarjen e miellit,ata kanë krijuar rend dhe rregull.Ne nuk kemi lejuar që, një familje të sillte më tepër se 50 kg grurë për bluarje,me qëllim që t’ju shërbenim të gjithëve. Në ndërkohë,ata e kanë montuar dhe një antenë satelitore,për të përcjellur lajmet në tv.Për qështje sigurie,dritaret janë mbuluar me batanie,sepse mund të shihej,dhe mund të granatoheshim nga armiku. Pastaj  levizjet e popullatës ishin të shumëta sepse vinin për të bluar prandaj duhej kujdes për jetën e secilit ushtar apo civil. Ishte diqka e papërshkrueshme dhe emocionuese,kur njerëzit sillnin grurë apo merrnin miellin,na respektonin tejmase,shprehnin emocione e shpesh her dhe me lot në sy,tregonin për fëmijët dhe familjet e tyre. Edhe më të rënda ishin rastet kur njerëz hallegji,nuk kishin as grurë e as misër,sepse lufta i kishte detyruar që të lëvizin,sa andej e sa këndej,prandaj ishin tepër prekëse lutjet,respekti e falënderimi i tyre,sikur ishim shpresa e fundit e jetës për ata. Të gjithë ishin të përqëndruar sy e vesh se ç’far zgjidhje po ju bënim. Prandaj për ditë e më shumë po ndiheshim të respektuar dhe krenar,kur  kishim mundësi për t’i ndihmuar edhe,në këte aspekt popullit tonë,në këto ditë kaq të vështira.Prandaj nuk kemi lejuar në asnjë rast dhe askend pa i dhënë miell,qoftë 2-3kg për familje,ndërsa të nesërmen i’u kemi bërë zgjidhje më të mirë.Prandaj çdo her urimet,falënderimet e gëzimet kanë qenë të pafundme,për luftëtarët tanë:Bedri Osmani, Meriton Rama,Avdi Osmani e Nazmi Osmani.

 

Tërheqja e gjeneratorit nga fshati Bukosh (05.05.1999)

Gjatë një aksioni të mëparshëm, luftëtari Bedri Osmani, kishte hasur në një gjenerator elektrik, në fshatin Bukosh,i cili kishte shpëtuar pa u djegur. Prandaj dhe ka lindur ideja për marrjen e këtij gjeneratori dhe aktivizimin e një mulliri dhe në fshatin Ashlan. Në po këtë ditë, është organizuar aksioni, së bashku me Enver Osmanin,i cili,në ndërkohë është konsultuar dhe me eprorët më të lartë të ZOSH-ës,enkas me Bekim Shytin. Kështu që në orën 20 ka filluar aksioni drejtë vendit të caktuar,i cili ndodhej afër lagjes ë banuar ma serb,dhe jo shumë larg nga pikë-stacionimi i forcave ushtarake serbe.

Ishte i njëjti grup: Enver Osmani,Faton Lahu, Shefki Dushi, e Islam Osmani. Për të ngarkuar gjeneratorin,duhej dhe një traktor i madh,prandaj ushtarët tanë e kanë marrë traktorin e Shefqet Osmanit nga fshati Dalak.Pastaj,me drita të fikura,duke lëvizur me kujdesin më të madh,duke siguruar rrugën,kanë arritur që ta  marrin gjeneratorin,dhe pak para mëngjesit janë këthyer në bazë dhe shëndosh e mirë.

Startimi me bluarje në mullirin e Ashlanit (07.05.1999)

Me një aksion të shpejtë ushtarët tanë kanë arritur që ta marrin dhe, e kanë sjellur gjeneratorin nga fshati Bukoshi deri në fshatin Ashlan. Përballë ishin grumbulluar një numër i madh i ushtarëve dhe civilëve, të cilët ishin kurreshtarë për të parë fillimin e punës dhe funksionimin e mullirit me gjeneratorin e ri. Me padurim e pritshim fillimin e bluarjes së grurit. Në ndërkohë gjeneratori u aktivizua,dhe mulliri i Musa Kajtazit filloj të funksiononte me sukses. E mira ishte se kapaciteti i bluarjes së këtijë mulliri ishte i madh, dhe mund të bluante deri në 6000 kg gjatë 24 orëve. Ushtarët tanë mbanin rendin,sepse radhët e qerreve me kuaj dhe traktorë për të bluar ishin bërë të gjata. Ishte një gëzim i madh dhe i papërshkrueshëm për të gjithë,e sidomos për Bedri dhe Enver Osmanin që arritën ta sjellin,ta kyçin dhe që ta aktivizojnë këtë mulli për bluarje të drithit.

 

Aksion i sigurimit të mullirit për fshatin Shtruerë (Shtitaricë) (24.05.1999)

Fillimisht, ushtarëve të Shtitaricës dhe të Dalakut ua kemi siguruar një fletë-lëshim për të tërhequr dhe një mulli privat i cili gjendej në fshatin Pantinë (afër hekurudhës).Ideja për kyçjen e këtij mulliri ishte e imja,sepse në këtë fshat kishte grumbullim enorm të popullatës, e cila mezi po mbijetonte nga uria. Kishte gra,pleqë,fëmijë, dhe oborret ishin të mbushura me njerëz. Lëvizjet e popullatës ishin tepër të kufizuara ose të pamundura nga forcat serbe. Nuk lejohej futja e ushqimit,në fakt popullata ishte rob lufte. Fillimisht luftëtarët tanë kontaktojmë me policinë ushtarake të UÇK-së,që të na lejohet dhe të na mundësohet të shkonim në fshatin Pantinë,për ta tërhequr këte mulli. Për vendin e vendosjes së këtij mulliri jam konsultuar ,dhe kam vendosur unë (Xh.P.). Kështu që kemi arritur ta tërheqim,ta vendosim dhe në mesditë e kemi aktivizuar në shtëpinë e pabanuar të Behgjet Mehollit (afër çezmës së fshatit). Për montimin dhe aktivizimin e këtij mulliri kanë qenë të ngarkuar Avdi Osmani dhe Meriton Rama.Pastaj ata ia kanë dorëzuar ushtarëve të Shtruerës: Shukri ,Ramadan dhe FahriMehollit.                                                                                                                                                                                                                                                                               Vetëm gjatë ditës së parë gjerë në mbrëmje, sasia e grurit të grumbulluar ka arritur në 2000kg. Ishte kohë e ndieshme,me momente të vështira për popullatën tonë,e cila jetonte në male, rrugëve,oborreve të shtëpive,pa ushqim e veshëmbathje.Prandaj ne ndjenim obligim dhe përgjegjësi shumë të madhe që t’iu dalim në ndihmë, familjeve tona,sepse e vetmja shpresë ishim ne ushtarët e UÇK-së.   Kjo ishte një vepër tepër e rëndësishme dhe jetike,ishte një sukses i madh i njësiteve luftarake të kësaj pjese të ZOSH-ës. Padyshim se më të meriturit për realizimin e kësaj vepre ishin, Bedri Osmani, Enver Osmani, Islam Osmani,Avdi Osmani,Nazmi Osmani,me ushtarët e Togut të tyre. Nuk ishte e lehtë dhe pa rreziqe ndërmarrja e këtij aksioni mu para hundëve të forcave ushtarako-policore serboçetnike (1-2 km vijë ajrore), sidomos, mulliri në Shtruerë, ishte fare afër stacionit të trenit ,fabrikës së Lamkosit, ku kishte të pozicionuar, ushtarë ,policë dhe paramilitarë serb. Pozicioni i luftëtarëve tanë,sidomos për ata që po menaxhonin me bluarjen e drithit, ishte me rreziqe të mëdha për tërheqje në rast të ndonjë sulmi të befasishëm të forcave armike,sepse ne do të ndodheshim në mes të dy kodrinave që ndanin Shtruerën dhe Akrashticën, ku zakonisht pozicionoheshin forcat tona dhe ato armike.Për mbarëvajtjen,funksionimin dhe mbajtjen e rendit gjatë punës së këtij mulliri më meritorët janë ushtarakët:Shukri,Fahri,Kadri Meholli,Fadil Hasani dhe Ferki Muzaqi (civil),i cili ka bluajtur dhe ka mbikqyrur për një kohë këte mulli.

Morali luftarak,vendimtar për sukseset dhe fitoret tona

Gjatë këtyre javëve dhe muajve,të Pranverës ’99, kemi dëgjuar dhe kemi përjetuar, raste shumë rrënqethëse. Kishte raste që vinin persona të moshuar nga vise të ndryshme,të cilët nga emocionet nuk mund të rrëfeheshin,ose me lot në sy shpreheshin se si kishin mbetur me ditë të tëra pa miell dhe ushqime,se kishin mbijetuar duke ngrënë kokrra misri të ziera.Ata ishin në gjendje dhe, të të përkuleshin vetëm e vetëm, të dërgonin pak miell për fëmijët dhe familjet e tyre.Ndiheshim të tronditur, nga lloj lloj rrëfimesh.Ndërsa ne kemi bërë shpërndarje racionale dhe asnjërin nuk e kemi kthyer duarthatë. Ka raste që kurë kemi dëgjuar që familje të caktuara ishin keq,ne ju kemi dërguar miell në shtëpi,në male apo kudo që kanë qenë. Fat i madh për ne, ka qenë dhe mundësia e furnizimit me patate, të cilat i kemi bartur nga deponitë e fshatarëve tanë,prodhues të kësaj kulture bujqësore, sidomos nga Shtruera dhe nga Fushëmiri. Edhe bartja e patates nuk ka qenë e lehtë,sepse për fatin tonë, edhe reshjet ishin të mëdha,dhe gadi sa nuk na mbuloheshin dhe traktorët  nga uji i lumit të Silnicës.

Është për t’u theksuar një gjë shumë e rëndësishme,gjatë kësaj lufte të shenjtë,se sikur të mos kishte qenë morali i lartë,uniteti dhe bashkëveprimi i luftëtarëve tanë,edhe sukseset e shumta që i kemi arritur,do të mungonin. Prandaj morali luftarak ishte arma jonë më e fortë,sepse dhe arma nuk luftonnte vet.Pra morali ushtarak e luftarak na ka kalitur,i jemi adaptuar krizmave,granatimeve,plagëve, edhe vdekja na ishte bërë diçka si normale,prandaj dhe ia kemi arritur qëllimit dhe fitores tonë të shtrenjtë-Lirisë.E gjitha që u tha më sipër u arrit me besimin e madh në fitoren e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,dhe pa dyshim me ndihmën e madhe të bombardimeve të NATO-s. cekëm vetëm disa nga ngjarjet reale,nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,të ZOSH-ës.

Prishtinë,më 31.03.2019

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …