Reçica në Ferizaj fton bizneset dhe punëkërkuesit të vizitojnë Panairin e Punës

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë hapur Panairin e Punës edhe në Ferizaj. Ministri i MPMS-së, Skender Reçica u ka bërë thirrje bizneseve që të vizitojnë panairin për të gjetur fuqinë punëtore që u nevojitet si dhe punëkërkuesve që të vijnë e t’i prezantojnë shkathtësitë e tyre dhe të përfitojnë nga mundësia për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Ministri Reçica u bëri thirrje gjithashtu, sidomos të rinjve dhe grave që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për përfituar nga mundësitë në kuadër të Masave Aktive të Tregut të Punës si dhe Qendrat e Aftësimit Profesional të trajnohen në një mori profilesh që ofrohen aty.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …