Nezir Kraki: Asnjë rast nuk e kemi dëshmuar se Qeveria është duke punuar në drejtim të qytetarëve

Nezir Kraki: Asnjë rast nuk e kemi dëshmuar se Qeveria është duke punuar në drejtim të qytetarëve

Sipas disa  analistëve, zgjedhjet e përgjithshme, eventualisht do të mundë të mbaheshin në vjeshtën e këtij viti. Ata kritikojnë qeverinë aktuale për organizimin dhe sjelljen e saj karshi kërkesave të qytetarëve. Objektivisht, qeveria është pa legjitimitet.  Kosova nuk e ka luksin të ketë 180 këshilltarë politikë , mbi 80 zëvendësministra dhe më shpenzime enorme të  buxhetit,  “Sot është komitet partiak-se di si mund të quhet ndryshe kjo qeveri. Po në fakt është totalisht institucion i padobishëm, që nuk i duhet askujt në Kosovë. Asnjë rast nuk e kemi dëshmuar se Qeveria është duke punuar në drejtim të  qytetarëve. Qeveria ia ka rritur rrogat vetit, ia ka rritur rrogat sektorit publik, krijon poste, shpikë poste, anash ministrave është duke shpikur koordinatorë, anash koordinatorëve –këshilltarë, anash këshilltarëve –asistentë. Këto janë marrëzira që nuk i njeh asnjë shkencë këtu në Evropë, nuk ka organizim të tillë në asnjë vend normal”,ka thënë mes tjerash profesori, Nezir  Kraki.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …