leoni

Sot në një akademi përkujtimore do të kujtohen mbi 80 persona të ekzekutuar në masakrën e Lybeniqit. Akademia përkujtimore do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00, dhe është organizuar nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Më 1 prill 1999 në Lubeniq të Pejës, njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore.

Deputetetët e Bundestagut gjerman Peter Bauer dhe Christian Schmidt do të vizitojnë sot Kosovën

Deputetetët e Bundestagut gjerman do të vizitojnë sot Kosovën. Peter Bauer dhe Christian Schmidt do të qëndrojnë në Kosovë, ku me fillim në orën 09:00 do të zhvillojnë një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kurse nuk është bërë e ditur nëse të njëjtit do të takojnë edhe udhëheqësit e tjerë institucional në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …