Manifestimi për Legjendën e UÇK-së, 5-6-7 Mars 2008, që përkon me Vitin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2008 te “Drenica” Durrës
Shkrim me rastin e 20 vjetorit të mobilizimit të Përgjithshëm për përballimin e ofensives serbe për Çlirimin e Kosovës sipas Urdhërit nr. 151 dt. 31 03 1999 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u ngrit me 01 04 1999 qenda e mobilizimit në Durrës, te “Drenica” e Gani KAPITIT, e cila tashmë ka hyrë në historinë tonë gjithkombëtare për atë punë dhe vepër të vyer dhe shumë të rëndësishme kombëtare që është bërë aty në vitet e Lavdisë sonë Kombëtare, të Luftës dhe të Qëndresës së madhe të popullit shqiptar kundër makinerisë shtetërore kriminale, terroriste dhe genocidiste të Serbisë.
Jemi të gjithë dëshmitarë se si te “Drenica” e Durrësit buzë detit, pronë e Gani KAPITIT arritën me mijra luftëtarë shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare dhe iu bashkangjitën UÇK-së për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Kjo ngjarje të sjellë në kujtesë atë zbarkim të ushtarëvë amerikanë e britanikë në Normandi në Qershor të vitit 1944 për çlirimin e popujve të Europës nga nazizmi. Kështu me 24 Mars 1999 aleanca euroatlantike e NATO-s e udhehequr nga SHBA, pas 55 vitesh të atij zbarkimi që çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Perendimi me 24 Mars 1999 ndërmori një veprim, një ndërhyrje vendimtare çlirimtare për popullin shqiptar të Kosovës kundër krimeve barbare, pastrimit etnik dhe kundër genocidit serb mbi popullsine shqiptare të Kosovës, ndëhyrje ushtarake e cila çoi ne kapitullimin dhe dorëzimin e Serbisë dhe Çlirimin e Kosovës me 12 Qershor 1999.
Një javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ishJugosllavi “Drenica” e Durrësit u bë qëndra e pritjes dhe mobilizimit të vullnetarëve shqiptarë por edhe të huaj që iu bashkangjitën UÇK-së, këmbësorisë së NATO-s, për çlirimin e Kosovës
Ushtria vrastare serbe dhe bandat gjithfarëshe kriminale paramilitare kriminelësh, plackitësish e hajdutësh të mbështetura nga shteti kriminal serb dëbuan mbi 900 mijë shqiptarë të Kosovës nga Atdheu i tyre, mbi 500 mijë të tjerë ndiqeshin e vriteshin nëpër male e pyje, mbi qindra e mijra fshatra e qytete u dogjën dhe u shkatërruan ashtu sikurse kishte bërë edhe më parë dhe gjithmonë harbutëria, verbëria, shovinizmi dhe genocidi serb në Toplicë dhe në Kosovë edhe më parë.Pa ndërhyrjen e NATO-s barbaria kriminale serbe do ta kishte pastruar etnikisht Kosovën me djegie e shkatërrim, me dëbim, me krime , me vrasje e me shfarosje të shqiptarëve.
Kundër shtetit, ushtrisë dhe kundër makinerisë çnjerëzore, kriminale dhe genocidiste serbe luftonte heroikisht populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Por me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shpresa për lirinë e Kosovës ishte dhe u bë më madhe dhe më e sigurtë si kurrë më parë. Në këto rrethana të reja historike që për herë të parë në histori ishin në favor të shqiptarëve pasi kësaj radhe përkrah shqiptarëve ishte bota demokratike perendimore dhe aleanca më e madhe ushtarake botërore, NATO e udhëhequr nga SHBA. Kjo ishte garanci dhe që u dha shqiptarëve guximin, shpresën dhe sigurinë se më në fund do të shpartallohej Serbia , dhe se do të merrte fund kolonializmi kriminal e çnjerëzor serb mbi Kosovën.
Në këto rrethana të reja u bë e mundur që mijra e mijra shqiptarë nga diaspora dhe perendimi të linin rehatinë e perëndimit dhe të ktheheshin në Kosovë, në atdheun e tyre dhe të të parëve të tyre për të luftuar për lirinë e atdheut, për çlirimin kombëtar dhe me qëllimin e madh për ndarjen përfundimtare me Serbinë dhe për Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve.
Këta mijra e mijra luftëtarë të lirisë mbërritën te “Drenica”e Durrësit.Te “Drenica” në Durrës 20 vite më parë,në Prill 1999 mbërriti edhe Batalioni “Atllantiku”nga SHBA
Kjo ngjarje e madhe historike gjithshqiptare, Lufta e drejtë, patriotike dhe heroike e luftëtarëve të UÇK-së si dhe dhe ndërhyrja e NATO-s e ndërkombëtarizuan botërisht si asnjëherë tjetër në Historinë e shqiptarëve Çështjen Kombëtare shqiptare. Luftëtarët e lirisë së Kosovës para 20 vitesh zbarkuan në Durrës, te “Drenica”e Durrësit që vinin nga perendimi i lirisë dhe i demokracisë për t’i sjellë lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe demokracinë Kosovës dhe popullit shqiptar të saj, ku si aleat tashmë shqiptarët kishin edhe shtetet më të fuqishme të botës demokratike dhe aleancën më të madhe ushtarake të botës, NATO-n.Tashmë bota, opinion botëror po njihej për tragjeditë dhe padrejtësitë që Europa kishte bërë mbi shqiptarët dhe mbi trojet shqiptare, për intrigat dhe për pazaret e fuqive të Europës mbi trojet shqiptare bërë në të kaluarën. Bota dhe civilizimi perendimor tashmë po shikonte me sy masakrat dhe barbaritë çnjerëzore të ushtrisë serbe mbi popullin shqiptar, që deri atëhere prej 100 vitesh perendimi kishte heshtur dhe kishte qëndruar indiferent ndaj Serbisë dhe aleates së saj Rusisë për ato tmerre që kishin shkaktuar mbi 100 vite mbi popullin martir të Kosovës.
Në Prill të Vitit 1999 “Drenica” e Durrësit e Kapitëve ishte “vatra më e madhe gjithshqiptare”, si një “Besëlidhje e Madhe” shqiptare në vitin 1999 në fundin e mijëvjecarit te dyte, si një ngjarje bashkimi gjithshqiptar në shërbim të UÇK-së, Ushtrisë më të re në Europë dhe të luftës për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës , krijimin e shtetit të ri shqiptar të Kosovës. Sot mbushen 20 vite që kur te “Drenica”e Durrësit u bë pritja dhe mobilizimi i madh i luftëtarëve të lirisë të cilën shumë personalitete të mëdha të historisë, letërsisë, akademisë dhe shoqata shkrimtarësh, poetesh, invalidë e veteranë të luftës, opinionistë e gazetarë shqiptarë dhe të huaj, politikanë e mediatikë e kanë quajtur, “tempull atdhedashurie dhe lirie”, “kështjellë e fortesë”, “monument historie”, “muze përjetësie” etj.
Momenti i nënshkrimit të binjakëzimi i gjimnazit “Naim Frashëri “ Durrës me atë “Eqrem Çabej” Vushtrri te Muzeu “Drenica” Durrës. Ulur, djathtas drejtori i Gjimnazit “Naim Frashëri “ Durrës , Myftar Gjonbalaj; në qendër Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Qarkut Durrës, Vaso Papaj, dhe majtas Profesor Bedri Tahiri i Gjimnazit “Eqrem Çabej” Vushtrri.(foto, 29 10 2008)
Autori V.Papaj – ishKryetar i Qarkut Durrës, ishPrefekt i Dibrës dhe ishDrejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale Qarkut Durrës; publicist dhe shkrimtar.