leoni

Jashari: Rruga drejt 14 dhjetorit filloi shumë herët, ishte e gjatë, e mundimshme me shumë sakrifica

Bekim Jashari: Supozimet e paraqitura në “hulumtim e InDoks dhe Insajderit”, janë të paqena, tepër të rënda madje të turpshme

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar lidhur me një të ashtuquajtur hulumtim të të publikuar në Tv Dukagjini dhe në portalin Insajderi i cili është përplot paragjykime dhe supozime me pretendime që t’i atribuohen negativisht kryetarit Jashari. Ai ka thënë se supozimet e paraqitura “hulumtim e InDoks dhe Insajderit”, janë të paqena, tepër të rënda madje të turpshme të cilat duke e lakuar emrin tim provojnë të promovojnë “patriotizëm medial”.

Reagimi i plotë i kryetarit Jashari:

Reagim ndaj hulumtimit InDoks, të emituar më 31.3.2019, në Tv Dukagjini dhe portalin Insajderi

Hulumtimi InDoks, me titullin “Si u kthye nga kompleks historik në një kompleks tenderësh Memoriali ‘Adem Jashari”, të publikuar në Tv Dukagjini dhe në portalin Insajderi, është përplot paragjykime dhe supozime me pretendim që t’i atribuohen emrit dhe personalitetit tim.

Të pavërtetat dhe lidhjet e supozuara janë të paqena në “hulumtim”, janë tepër të rënda madje të turpshme.

Unë, si pasardhës i kësaj familjeje, kurrë në asnjë rrethanë, as kam pasur lidhje në ata tender, as që kam shfaq interesim të di se kush i fiton apo kush i ekzekuton. Për shumë e shumë arsye kurrë nuk do të ndodhte kjo dhe është tepër e panatyrshme që emri im të lidhet me çfarëdo shkelje ligjore që ka mundur të ndodhë në kompleks, aty ku familja ime u sakrifikua.

Aq më e rëndë është lidhja që pretendohet të krijohet, me imazhe dhe porosi të tmerrshme për mua dhe familjen time, që fare nuk kanë të bëjnë me supozimet e paraqitura në “dokumentar”.

Çfarëdo lidhje të Premium Group Kosova Sh.P.K., me këta tender, është dashakeqe, për shumë arsye.

E para, objektivisht, Premium Group, është themeluar më 2015, me aksionarë të njohur dhe të deklaruar në ARBK, këtë e kam shpjeguar duke e kundërshtuar edhe me rastin e “Raportit të EULEX-it”, të demantuar pas publikimit të supozimeve që përmban ky raport.

Lidhja e Premium Group, me tenderët e publikuar në “hulumtim”, të fituar dhe ekzekutuar nga kompanitë e ndryshme, janë shumë vite para se të themelohej kompania ku unë jam aksionar.

Krijimi i kompanisë më 2015 e këndej, kapitali dhe aktiviteti i saj dhe aksionarëve të saj, nuk kanë fare të bëjnë me tenderët e kompleksit Memorial, të cilët janë menaxhuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Agjencia për Mbrojtjen e Monumenteve.

Si i tillë, ky “hulumtim”, është përplot të pavërteta, me supozime të panatyrshme dhe ka motivin themelor të “gjetjes” së çfarëdo lidhje për ta njollosur emrin tim, duke promovuar edhe “patriotizëm medial”.

Pres, gjithsesi, si pjesëtar i Familjes Jashari, të kemi një Memorial për neve dhe gjeneratat që do të vijnë, të shohin kompleks të ruajtur dhe të konservuar ashtu siç e meriton, duke mos qenë kurrë pjesë e çfarëdo aktiviteti që njollos Familjen.

Për këtë “hulumtim”, do t’i drejtohem gjyqit.

Po ashtu, ftoj organet e drejtësisë të merren me rastin e supozimeve për Memorialin dhe të dalin me përfundime meritore rreth rastit, duke pasqyruar të vërtetat, mbi bazë të fakteve dhe të gjeturave objektive.

Bekim Jashari,
Prekaz, më 31.3.2019

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …