Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Lubeniqit ku 20 vjet më parë forcat policore e ushtarake serbe kanë vrarë dhe masakruar 80 civilë shqiptarë. Ai ka thënë se serbët në luftë janë ballafaquar me humbje të mëdha prandaj janë hakmerrë mbi popullsinë civile shqiptare. “Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë”, ka shkruar Thaçi
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …