RKL

RKL: SBASHK-u nuk ka kompetenca ekzekutive, por ka mbështetjen e mësimdhënësve që po e shkatërrojnë arsimin

Anarkia në Kosovë është rezultat i mosfunksionimit të ligjit, të cilin krerët e Shtetit e lakojnë sipas interesave të tyre dhe po kështu bëjnë edhe mujsharët,  që nuk kanë kompetenca ekzekutive sikur është SBASHK-u, por bëhen bashkë për të ruajtur interesat e tyre dhe për të mbuluar me një “jorgan” edhe më të trashë mos punën dhe parazitizmin.

Shteti mujshar është i paaftë me klanet mujshare. Shteti që nuk zbaton apo nuk guxon të zbatojë ligjet është i uzurpuar nga vetvetja, sepse nuk thuhet kot. “Nxjerrë një kashtë por dalin gjashtë. Shteti i uzurpuar edhe kur zbaton ligjin atë e bën në mënyrë selektive. Atje ku e di se i del lehtë, i tregon muskujt dhe vepron. Atje ku e di se i shkon “fytyra”, hesht dhe pret.

Dhe, në këtë shtet pa Shtet, në këtë qeveri pa Qeveri, ligjin e merr në dorë dhe e lakon  sipas interesave të tij, cilido që ka krijuar  “forcën”, për të manipuluar me të.

Për mjerimin dhe fatkeqësinë tonë të përgjithshme, kjo gjendje kaotike në shtetin pa Shtet, ka sjellë anarkinë,  që mbretëron sot në Kosovë.

Dhe lajmi i fundit që tregon se ligjin e dredh dhe e përdredh në radhë të parë politika është informata se Gjykata Themelore në Prishtinës ka refuzon kërkesën e Prokurorisë për veteranët e votave, të trajtuar si të rrejshëm sepse preket interesi i politikanëve, që kanë ndarë dhjetëra mijëra triska veteranësh, në kompensim për vota të përhershme. Thjesht ka konflikt interesi dhe Prokuroria  duhet të rrijë “sus”.

Dhe si mund t iu sigurojë Qeveria me  kompetenca “de iure”, por pa kompetenca “de facto” arsim, dije, aftësi brezave që po shkojnë drejt shthurjes së arsimimit,   përderisa vetë  ka legjitimuar 60.000 veteranë dhe i mbron ata duke manipuluar me gjyqtarë të blerë  paraprakisht me rritje dyfish e trefish të pagave mujore.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …