Kuvendi i Kosovës ka miratuar 15 rezoluta vitin e kaluar, por ato nuk po gjejnë zbatim për shkak të karakterit të tyre jodetyrues. Sivjet është miratuar vetëm rezoluta për Lojërat e Fatit, ndërsa për shkak të mungesës së kuorumit në seancat e këtij viti kanë mbetur pa u votuar edhe pesë rezoluta të tjera. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e shohin si shpërfillje të vullnetit të tyre moszbatueshmërinë e këtyre rezolutave. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se moszbatimi i rezolutave e shpërfill vullnetin e deputetëve dhe të Kuvendit të Kosovës. “Është shumë problematike moszbatimi i rezolutave për vetë faktin se po shpërfillet vullneti i shumicës së deputetëve, të cilët i votojnë këto rezoluta me qëllim të ndikimit dhe të përmirësimit të situatave të caktuara ose adresimin e çështjeve në lidhje me veprimet e Qeverisë dhe këto moszbatime shfaqin një shpërfillje të plotë edhe të vullnetit të Kuvendit”, theksoi ajo. Nagavci akuzoi Qeverinë se nuk po ka interes nga zbatimi i këtyre rezolutave, sepse interesat e saj janë vetëm partiake.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …