mediat

Luan Latifi u emërua ushtrues detyre për Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së

 Në mbledhjen Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) e mbajtur më 29 mars 2019, Anëtarët e Komisionit të KPM-së, duke u bazuar në nenin 3 paragrafi 2.9 të Ligjit Nr. 04/l-44  për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe në Nenin 30, paragrafi 1 dhe 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, morën vendim për caktimin e Ushtruesit të Detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv z. Luan LATIFI, aktualisht Drejtor i Departamentit të Monitorimit dhe Analizës, për të kryer këtë funksion deri në përmbylljen e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv me mandat ligjor. Vendimi për caktimin e z. LATIFIT për Ushtrues të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv është bazuar në kualifikimet profesionale adekuate të cilat janë në pajtim me fushën e rregullimit të medieve me të cilën merret KPM, si dhe duke u bazuar në rezultatet e tij gjatë përvojës së tij udhëheqëse në KPM, që nga viti 2003, duke qenë pjesë e proceseve të rëndësishme zhvillimore në KPM. Z. Luan LATIFI, është i lindur në Gjilan më 2 nëntor 1975. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC). Z. Luan LATIFI është i martuar dhe ka dy fëmijë.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …