Sot në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Marinë është nderuar dëshmori Azem Zymberi në 20 vjetorin e rënies së tij

Sot në Marinë është përkujtuar dëshmori i kombit Azem Zymberi në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Sot në  Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Marinë të Skenderajt është nderuar dëshmori Azem Zymberi në 20 vjetorin e rënies së tij. në homazhe kanë marrë pjësë kryetari i  Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorët komunalë dhe familjarët dhe përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Jashari pas nderimeve ka thënë se është obligim i ynë që t’i nderojmë heronjtë e Kosovës, meqë, sic tha ai, për ta më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta e tyre. “Me krenari dhe dhembje sot, në 20 vjetorin e rënies së tij, kujtojmë dëshmorin Azem Zymberi, i cili ra heroikisht në fushën e nderit, në mbrojtje të lirisë së Kosovës. Kemi për obligim t’i nderojmë heronjtë, meqë për ta më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta e tyre. Lavdi dëshmorit të kombit, Azem Zymberi!”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …