Smajl Latifi: Indinjata jonë për arrestimet e krerëve të OVL të UÇK-së është e thellë

Smajl Latifi: As 20 vite pas masakrave të tmerrshme në fshatrat e Rahovecit askush nuk është hetuar apo dënuar

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kujtuar masakrat e tmershme që kanë ndodhur në këtë komunë gjatë kohës së luftës. Ai ka thënë që edhe 20 vjet pas ende nuk janë ndëshkuar kriminelët serbë. “Masakrat kanë filluar më 25 mars të vitit 1999 një ditë pasi filluan bombardimet e NATO-s. Në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, kurse në fshatin Brestoc, janë vrarë 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në fshatin Celinë, janë vrarë 75 martirë”. Latifi ka theksuar se masakrat më të mëdha kanë ndodhur në Krushë të Madhe ku nga ajo kohë janë ende 64 persona të pagjetur në mesin e tyre është edhe profesori i shquar Ukshin Hoti. Në komunën tonë bëhet fjalë për qindra të vrarë dhe të masakruar brenda një kohe shumë të shkurtër, të grupmoshave të ndryshme për këto masakra as nuk është hetuar dikush e të mos flasim që të jetë dënuar dikush”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …