Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Vuçiq lavdëron tejmase Veton Surroin si intelektual, por ndihet i zhgënjyer sepse edhe ai përkrah pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  gjatë paraqitjeve publike më medie dhe konferenca të ndryshme po përpiqet t’i impresionojë serbët me njohuritë që ka për Kosovën duke folur për partitë politike e veçmas për intelektualët e Kosovës. Me një rast ai ka lavdëruar shumë sidomos, Veton Surroin, i cili vazhdimisht e viziton Beogradin, ku së fundmi   ka qëndruar  në një aktivitet  i ftuar nga “Forumi për marrëdhënie ndëretnike” që drejtohet nga Dusan Janjic dhe ku ka folur rreth temës “Paradigma e re për Kosovën dhe Serbinë’. Surroi është intelektual i jashtëzakonshëm, ka thënë Vuçiq, por është shprehur i zhgënjyer me te,  sepse  edhe ai përkrah pavarësinë e Kosovë dhe jo më bashkëjetesën me Serbinë sikur e kishte përkrahur dikur Surroi me të vetët dhe me babanë e tij ambasador  i RSFJ-së në Spanjë, në vitet 80-të të shekullit të kaluar, ku edhe kishte vdekur aksidentalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …