Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli është takuar me kryetarin e Guinesë Bissau, Jose Mario Vaz. Nëpërmjet një shkrimi Pacolli ka bërë me dije se presidenti Vaz pranoi me dëshirë ftesën për ta vizituar Kosovën. “Në takimin bilateral që zhvillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marëdhëniet diplomatike me qdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që ne këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë. Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …