Kryetari Jashari edhe mbrëmë ishte prezent në vendin ku kishte përfshirë zjarri pyjet

Kryetari Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike Gëzim Ejupi, edhe mbrëmë ishin prezent në vendin ku kishte përfshirë zjarri pyjet në fshatrat, Qubrel, Kotorr dhe Llaushë. Falë angazhimit të zjarrfikësve dhe shumë vullnetarëve, u evitua rreziku nga zjarri i cili shkonte duke iu afruar shtëpive që ishin afër maleve. Të gjitha kapacitetet e Zjarrfikësve të Skenderajt dhe shumë vullnetarë janë angazhuar në fikjen e zjarrit. Kryetari Jashari u zotua se do të jet afër banorëve të Komunës së Skenderajt, duke i ofruar të gjitha kapacitetet e nevojshme në mënyrë që të parandalohen të gjitha zjarret në pyjet e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …