Banka Botërore parashikon që ekonomia e Kosovës, njejtë sikur vendet e tjera të rajonit, do të tkurret në vitin 2020

Banka Botërore e qartëson Raportin e publikuar i cili nuk konkludon se 17,000 vende të punës janë humbur në 2018-tën

Zyra e Bankës Botërore përmes një deklarate për media ka qartësuar se Raporti i Rregullt Ekonomik për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, i publikuar para pak kohe, nuk konkludon se 17,000 vende të punës janë humbur në vitin 2018, siç është raportuar në disa media. Bazuar në anketën tremujorshe të fuqisë punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (të publikuar më 19 mars, 2019), RER raporton një rënie të shkallës (vjetore) së papunësisë prej rreth 1 pikë përqindje. Kjo është numri i të papunësuarve si përqindje e fuqisë punëtore aktive totale. Në të njëjtën kohë, ka pasur një rënie të numrit të njerëzve që kanë marrë pjesë në tregun e punës. Bazuar në të dhënat nga anketa e njëjtë e fuqisë punëtore, RER komenton se krijimi i vendeve të punës neto në periudhën korrik-dhjetor 2018 ende nuk kishte kompensuar plotësisht humbjet e vendeve të punës neto në dy çerekët e parë të vitit.  Kjo ka çuar në një rënie të vlerësuar të shkallës së punësimit (që është numri i të punësuarve si përqindje e popullsisë në moshë pune) prej 1 pikë përqindje në çerekun e katërt të vitit 2018 në krahasim me çerekun e njëjtë në 2017, një diferencë prej 7900 vendeve të punës, sipas anketës së fuqisë punëtore.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …