Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë. Siç njofton komunikata nga kryeministria, Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së. “Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail – Qemal Vlora si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912”, thuhet në njoftim. Në nderim të kësaj date, thuhet në njoftim, dhe gjithë rrugëtimit historik të popullit shqiptar për liri dhe, në nderim të rolit dhe kontributit të ShBA-së po në këtë rrugëtim, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takime me përfaqësues të shumtë të organizatave shqiptaro-amerikane dhe personalitete të tjera që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …