Më rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit Sadri Zeneli më 6 prill 2019 mbahen homazhe në Kompleksin Memorial në Shqiponje në orën 11:00. Ndërsa në orën 17:00 mbahet Akademi përkujtimore në Prishtinë. Sadri Zeneli ka qenë njëri prej shumë intelektualëve atdhetarë, të cilët i ngjeshën armët dhe u radhitën në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Epopesë së Prekazit, më 5 mars të vitit 1998 dhe ngjarjeve, të asaj kohe Sadri Zeneli mobilizohet dhe angazhohet më tepër në segmentin organizativ të njësiteve të UÇK-së në trevën e Dushkajës së Gjakovës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …