Ministrja Zhiviç vizitoi fermerët e rajonit të Anamoravës

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic e shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petrovic, kanë vizituar fermerët e rajonit të Anamoravës, ku kanë parë për së afërmi kushtet në të cilat punojnë këta fermer dhe janë njoftuar edhe me sfidat me të cilat përballen ata në zhvillimin e veprimtarive bujqësore. Me këtë rast, ministrja Zivic, i ka njoftuar ata më hollësisht me Programin për Pagesa Direkte dhe me Programin për Bujqësi dhe Zhvillimin Rural të MBPZHR-së për këtë vit dhe ka theksuar se përmes masave përkrahëse të këtij programi do të ofrojnë mbështetje për shumë kultura e veprimtari bujqësore. Ajo theksoi se në programet mbështetëse të këtij viti, që qëllim kanë zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në gjithë vendin, do të përfitojnë edhe fermerët e kësaj ane dhe me këtë rast ajo ju ka bërë thirrje që të aplikojnë në këto programe, përmes të cilave do ta zgjerojnë përkrahjen për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Fermerët e kësaj ane kanë bashkëbiseduar me ministren Zivic për shumë tema rreth bujqësisë dhe mundësive për punësim në këtë sektor. Po ashtu, atyre iu është bërë ftesë që në vazhdimësi të shtrojnë para institucioneve idetë dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që ato të adresohen në politikat mbështetëse. Ministrja Zivic, ka vlerësuar angazhimin e këtyre fermerëve që në mënyrë të vazhdueshme kanë zhvilluar veprimtaritë e tyre me mjetet e tyre vetanake dhe theksoi se nuk do të mungojë as mbështetja institucionale për të iu ofruar atyre mundësi edhe më të mëdha për zgjerimin e veprimtarive të tyre bujqësore përmes granteve investive. Gjatë kësaj vizite, ishte pjesëmarrës edhe Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rural, Bajram Imeri, i cili në hollësi ua ka prezantuar fermerëve kushtet dhe kriteret të cilat duhet t’i përmbushin fermerët për të përfituar në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e me këtë rast ata janë njoftuar edhe me masat mbështetëse të cilat pritet të shpallen shumë shpejt nga MBPZHR-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …