Deputetja e LDK-së , Vjosa Osmani nuk e përjashtoi mundësinë që të kandidojë për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse merr mbështetje nga delegatët e kësaj partie. “Kjo çështje më së shumti varet nga vullneti i delegatëve që do të zgjidhen për Kuvendin qendror e më së paku varet nga vullneti im personal”, ka thënë Osmani. Sipas saj gara për kryetar të LDK-së nuk ka të bëjë me individë por me koncepte. Megjithatë Osmani deklaroi se nuk do të dalë kundër vullentit të delegatëve nëse ata do ta propozonin për kryetare. “Ata do ta përcatojnë edhe vullnetin tim”, potencoi ajo.
