Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kritikuar edhe një herë qeverisjen e vendit. Ai thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja dhe një qeveri “pas së cilës nuk duhet të ketë e nuk do të ketë asnjë individ a grup a parti më të fuqishme se shteti”. “Nuk mund të bëhet shtetndërtimi demokratik me këtë qeveri të keqe, sepse nuk mund të bëhet shtetndërtimi dhe as demokracia me kushërinj e me dosta. Me Gent Begollin e Bedri Istrefin në Telekom e me Valon Tolajn në AKP nuk ec ekonomia. Ata që duan ta privatizojnë shtetin natyrisht që duan ta falimentojnë atë. Shteti i Kosovës sot ka aq institucione sa kanë kushërinj Thaçi e Haradinaj. Me listë të dasmave të tyre i kanë shti njerëzit në punë nëpër institucione. E, me një tarifë 100% ndaj Serbisë nuk mbulohet gjithë kjo keq-qeverisje, gjithë ky korrupsion e ky krim i organizuar”, tha Kurti në një takim të zhvilluar me qytetarët e Vushtrrisë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e pranojnë gjendjen aktuale dhe për këtë të ngritin zërin.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …