leoni

Rexhep Selimi: Kosova nuk ka mekanizma që do t’i hetonte të ardhurat financiare të një biznesmeni rus

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë reaguar ndaj një deklarate të deputetit, Rexhep Selimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë reaguar ndaj një deklarate të deputeti të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. KPK konsiderojnë se deklaratat e deputetit Rexhep Selimi, të dhëna në emisionin “Imazh”, në RTK, më datën 5 prill 2019 dhe gjuha e përdorur ndaj Kryeprokurorit të Shtetit, Kryesuesit të Këshillit Prokurorial dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit, përbëjnë një gjuhë kërcënuese, të papranueshme dhe tejet tendencioze dhe kanë për qëllim cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe sistemit prokurorial në përgjithësi. “Ia kujtojmë deputetit Selimi, por edhe tërë opinionit publik se pushteti gjyqësor është pushtet i veçantë dhe se Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit janë institucione kushtetuese, unike, të pavarura dhe të paanshme, të ndërtuara mbi parimet kushtetuese dhe ligjore. Prandaj, deklaratat e tilla janë në kundërshtim me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht, Prokurorit të Shtetit”, yhuhet ndër të tjera në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …