Studentët përfitues të bursave komunale priten në takim nga kryetar i komunës, Smajl Latifi

Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, Avni Morina drejtori i DKA-së dhe Saranda Sallteku drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës, kanë pritur në takim studentët të cilët kanë përfituar bursa nga komuna. Në hapje të takimit drejtori i DKA-së, Avni Morina i ka uruar studentët përfitues dhe u ka thënë se mbështetja e komunës nuk do të mungoj edhe në vitet në vazhdim, dhe se pagesa e bursave do të bëhet në total, ashtu siç është përcaktuar në konkurs. Ndërsa kryetari i komunës Smajl Latifi, u ka thënë studentëve se dëshira jonë është që të ndajmë më shumë bursa, por për këtë vit kaq kemi pasur mundësi buxhetore. Për dallim nga viti i kaluar, ku janë ndarë 63 bursa, në këtë vit ky numër është rritur në 94 bursa. Në vitet në vazhdim, synojmë rritjen e numrit të studentëve që përfitojnë bursa nga buxheti i komunës, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …