Ato ditë pranvere të vitit 1999 forcat serbe duke e pa se po e humbasin luftën në Kosovë ishin tërbuar dhe kryenin masakra në popullatën civile shqiptare. Atë ditë me 7 prill 1999 po bëhej luftë e ashpër në fshatin Abri e Epërme, djemt e UÇK-së luftonin në një afërsi pa u trembur fare dhe lufta bëhej e ashpër dhe e përgjakshme, forcat serbe kishin pësuar humbje të mëdha, po atë ditë gjatë këtyre luftimeve në Abri ranë heroikisht trimat tonë Xhevat Demaku, Imer Shala, Bedri Demaku.
Forcat serbe nga tërbimi që kishin pasur humbje në Abri, menjëherë filluan t’a granatojn popullatën civile të fshatit Çabiq që ishte e strehuar në malet e Çabiqit, gjatë këtyre granatimeve forcat serbe vranë 12 civil të fshatit tim Çabiq dhe plagosën shumë të tjerë, në mesin e të vrarëve kishte fëmij, mosha të reja, gra dhe pleq, kishte fëmij të posalindur, në mesin e tyre ishte edhe familja e axhës tim, nga familja e axhës u vran nusja e re Fatime Gashi-Demaku bashk me djalin 3 vjeqar Mirgetin, dhe vajza e vogël Drenusha ishte plagosur rënd dhe e kishte humb dorën, Fatimja ishte motra e trimit Xhevat Demaku, ishte shumë dhimbje e madhe.
Unë atë ditë dikur pasdite e mora këtë lajm të dhimbshëm, dhe unë vendosa se nuk do të shkoj në varrimin e tyre për pa u hakmerr, dhe vendosa që diku t’u zë prit forcave paramilitare serbe, dhe me insistimin tim vendosëm me një grup ushtarësh të UÇK-së që ishim 4 apo 5 ushtar që të hymë fshehuarzi në fshatin Ujmirë ku serbët e përdornin si rrugë tranzit fshatin Ujmirë por fshatin e kontrollonin serbët nga pikat strategjike rreth Ujmirit, edhe kemi arrit të hymë në fshat fshehurazi pa na diktuar serbët.
Në një moment disa ushtar tonë që ishin në vëzhgim erdhën dhe më treguan se një xhip i policisë serbe është futur në fshat dhe është ndal te trafoja e rrymës në fshatin Ujmirë, në atë moment unë Ali Gashi së bashku me bashkluftëtarin tim Sahit Shala kemi dalë nga oda e Bujar Shalës dhe i kemi zën prit xhipit që ishte i mbushur më policë serb, dhe jemi pozicionuar buzë rrugës afër shtëpis së Halim Shalës që gjindet afër shkollës së Ujmirit.
Paramilitarët serb ishin ndalur te trafoja e rrymës dhe kishin dalë nga xhipi dhe me një hartë në dorë planifikonin diçka dhe shikonin në drejtim nga fshati Açarevë, nuk u vonuan shumë serbët hyrën në xhip dhe u nisën drejt vdekjes duke ardh në pritën tonë, dhe xhipi u nis drejt nesh në rrugën që vinte në drejtim të fshatit Çabiq, dhe në momentin kur xhipi u ofru afër nesh unë dhe Sahiti jemi ngrit në këmb dhe e kemi goditur xhipin me armë automatike me refalle të gjata, xhipi i cili ishte i pablinduar nga afërsia i mori nga ne 60 plumba dhe çetnikët serb u gërvallën kogja fort……. Kaq kishim mundesi atë ditë me 7 prill 1999.Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës.