Eliot Engel, përfaqësues i Kongresit amerikan në Distriktin e Nju Jorkut, një shkrim të publikuar në “Huffington Post”, ka shkruar se duke qenë dëshmitar i lëvizjes së Kosovës nga lufta në paqe dhe nga tirania në liri, ka qenë njëra nga aspektet më përmbushëse të karrierës sime si shërbyes publik. Krijimi i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në mënyrë demokratike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sistemi i saj i bazuar në sundim të ligjit, janë thelbi i pavarësisë politike të vendit, prosperiteti i ardhshëm dhe i shtrirjes së saj krah Perëndimit. Por, askush nuk ka thënë ndonjëherë se ndërtimi i demokracisë është një punë e lehtë, thotë ai. Kjo ndodhë për shkak se demokracia e vërtetë, jo vetëm që lejon, por kërkon respekt për njerëzit dhe partitë që nuk pajtohen me njëra-tjetrën. Të përfshirë në vlerat tona të përbashkëta demokratike, është e drejtë e opozitës për të luajtur një rol dhe të dëgjohet, qoftë në publik, qoftë në parlament, qoftë në gjykata ose, në fund të fundit, edhe në kutinë e votimit. Dhe, ata që ushqejnë demokracinë, duhet të ngrihen për të drejtat e oponentëve të tyre për të shprehur pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore dhe të presin që ato të dëgjohen, ka shkruar mes tjerash kongresisti Engel.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …