leoni

PSD, AAK dhe NISMA e dorëzojnë Kushtetuese dekretin kryetarit Thaçi lidhur emërimin e anëtarëve të KQZ-së

PSD, AAK dhe NISMA e dorëzojnë Kushtetuese dekretin kryetarit Thaçi lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Kryetarët e tre grupeve parlamentare, PSD, AAK dhe NISMA, me mbështetjen e 30 deputetëve të Kuvendit, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të dekretit të kryetarit Hashim Thaçi, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas dorëzimit të kësaj kërkese, kryetarët e tre grupeve parlamentare kanë dhënë prononcime për media, me ç’rast e kanë thënë se  Thaçi nuk ka vepruar ashtu siç e parasheh Kushtetuta. Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se dekreti i kryetarit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ahmet Isufi nga AAK konsideron se shkelja është bërë, pikërisht në faktin Thaçi nuk e ka zbatuar kërkesën e tij për t’i dekretuar të gjithë anëtarët e grupeve parlamentare. Ndërsa Dardan Sejdiu nga Partia Social Demokrate ka thënë se ky dekretim është kundër vlerave të pluralizmit dhe demokracisë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …