NËNSHKRUHET KONTRATA PËR ASFALTIMIN E RRUGËS BABUSH – TËRN – LUBOC – KOSHARE – SLIVOVË

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, nënshkroi kontratën për projektin “Asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë”.

Kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 €.

Punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e punimeve është 350 ditë pune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …