Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Kushtetuta do t’u jap fund privilegjeve që janë krijuar si rezultat i Pakos së Ahtisaarit

11 vjet pas  miratimit të Kushtetutës së Kosovës, hartuesit e saj thonë se ky dokument ka përmbushur misionin primar, themelimin e shtetit të Kosovës, por, sipas tyre, tani duhet të fillohet të mendohet për perspektivën e kësaj Kushtetute. Tri vlera të përhershme që nuk guxojnë të ndryshojnë me asnjë reformë kushtetuese, sipas hartuesve të këtij akti më të lartë juridik, janë pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ishte hartuar më 9 prill të vitit 2008, derisa kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, të po të njëjtit vit. Kushtetuta e Kosovës bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, i njohur si Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe mbi bazën e të cilit edhe ishte shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesor Arsim Bajrami, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kushtetuta mund të rishikohet në disa aspekte. Unë mendoj se mund të hyhet të një rishikim substancial të Kushtetutës,  i cili do t’u jap fund privilegjeve që janë krijuar në kuadër të diskriminimit pozitiv si rezultat i Pakos së Ahtisaarit, sepse ajo marrëveshje duhet të përmbajë edhe fatin e mëtejshëm të planit të Ahtisaarit në Kosovë”, thotë, profesor Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …