leoni

MINISTRI BYTYQI PO MERR PJESË NË SAMITIN VJETOR “HORASIS GLOBAL MEETING” NË CASCIAS TË PORTUGALISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ku me ftesë të organizatorit të Horasis, po merr pjesë në samitin vjetor të “Horasis Global Meeting”, i cili po mbahet në Cascias të Portugalisë. Në këtë Samit tradicional, përfaqësues të qeverive dhe bizneseve ndërkombëtare janë mbledhur për të diskutuar dhe kontribuar për politikat globale. Kosova po bëhet pjesë e politikave globale, të cilat hapin perspektivën e integrimeve në politikat globale, ku vihen kontakte bashkëpunimi të një rëndësie bazike të të gjitha politikave, pra edhe në ato ekonomike e tregtare. Kjo mundësi e nxitjes së bashkëpunimit për të rritur komunikimin e gjithëmbarshëm, ka bërë që udhëheqës të biznesit global dhe figura të shquara politike të përqendrohen në nxitjen e bashkëpunimit, nëpërmjet investimeve dhe rritjes së qëndrueshme në të gjithë botën. Ky takim vjetor është një nga tubimet më të mëdha të biznesit dhe segmente të qeverive, të cilët punojnë për të ofruar një platformë ideale për të eksploruar dhe nxitur bashkëpunimin, ndikimin e investimeve dhe rritjen e qëndrueshme. Diskutimet e këtij viti po përqendrohen në katalizimin e përfitimeve të globalizmit, prandaj edhe është caktuar si temë diskutimi e Samitit “Përfitimet e katalizimit të globalizmit”. Gjatë pjesëmarrjes në Samit, ministri Bytyqi ka takuar ministrin e Shkencës, Teknologjisë dhe Arsimit të Lartë të Portugalisë, Manuel Heitor, me të cilin ka biseduar për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …