Kryekuvendari Veseli

Kryekuvendari Veseli thotë se shteti nuk forcohet duke ikur nga Kosova e as duke u tërhequr nga sfidat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë sot pjesë në lansimin e bibiliotekës digjitale në Prishtinë. Duke folur para të pranishmëve, ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk forcohet as duke ikur nga vendi e as nga sfidat. “Shteti nuk forcohet duke ikur nga Kosova e as duke u tërhequr nga sfidat”, ka thënë kryekuvendari. Këto komente të Veselit vijnë në një periudhë kur nëpër media është duke u raportuar për një ikje masive të të rinjve jashtë vendit. Një gjë të tillë nga ana tjetër po e mohon  Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …