Për shkak të debateve të shumta dhe keqinformimit që po shpërndahet nga një grup individësh, Ministria e Infrastrukturës jep detaje rreth përzgjedhjes së variantit final të autostradës së Dukagjinit. Fillimisht deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, janë mbajtur debate publike në të cilat kanë qenë të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kompania projektuese, njësiti mbikëqyrës e drejtues komunal. Po i referohemi pikërisht komunës së Rahovecit tek të cilët nuk kemi hasur një kundërshtim kaq të zëshëm që po paraqitet në medie tani për variantin e përzgjedhur. Për ri-informim të qytetarëve të kësaj komune dhe informim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në vazhdim po ju japim detajet se përse varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm për Rahovecin. Gjatë hartimit të varianteve ideore, përveç kritereve teknike që dalin nga detyra projektuese, ne kemi marrë parasysh edhe këto kritere dhe analiza profesionale si: Shpronësimi, (janë marrë për bazë të shpronësohen sa më pak toka bujqësore)
-
Faktori ekonomik, (të jetë me kosto ekonomikisht më i favorshëm),
-
Topografia e terrenit, (janë marrë parasysh gërmimet, mbushjet, urat, tunelet, nënkalime, mbikalimet, viadukte).
-
Gjeologjia dhe hidrologjia, (është marrë parasysh stabiliteti i truallit dhe trajtimi i rrjedhjes ujore),
-
Faktori ekologjik (ndikimet minimale në mjedis, trajtimi i ujërave sipërfaqësore nga rruga flora dhe fauna),
Mbi bazën e këtyre analizave në konsultim me ekspertët relevant, është përzgjedhur varianti paralel me lumin Drini i Bardhë për të vazhduar me hartimin e projektit detal, si rezultat i këtyre përparësive krahasuar me variantet tjera, si:
-
Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë,
-
Parandalimi i degradimit të lumit Drini i Bardhë,
-
Shpronësim minimal i tokave bujqësore dhe tokave private
-
Aksi i autostradës kalon më shumë se 70% mbi sipërfaqe të degraduar të tokave bujqësore rreth lumit,
-
Nuk do të ketë as një parcelë të ndarë në dy pjesë, dhe
-
Krahasimet tjera mes dy varianteve (Variant 1 dhe Varianti ka lumi Drini i Bardhë)