leoni

Nënkryetari Berisha uroi komandantin e ri të policisë në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqi

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për buxhet dhe financa, Valon Mazreku, kanë vizituar stacionin policor në Malishevë, ndërsa qëllimi i kësaj vizite ishte takimi me komandantin e sapoemëruar të stacionit policor, kapitenin Azem Krasniqi, të cilin e ka uruar për detyrën e re. Berisha e Krasniqi, janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve. “Ju përgëzoj për detyrën e re në drejtimin e stacionit policor në qytetin tonë. E di se është detyrë e vështirë mbajtja e sigurisë publike, por Policia e Kosovës, është duke kryer detyrën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe së bashku e di që mund t’ia dalim dhe për këtë ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha Berisha. Nga ana tjetër komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni i policisë Azem Krasniqi, e ka falënderuar komunën për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe ka thënë se “ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen, me qëllimin e vetëm që të kemi një ambient të sigurt dhe respektim të ligjeve nga të gjithë pa dallim”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …