Sot u mbushën 46 vjet qysh kur është themeluar Universitetit të Prishtinës. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës ishte mbajtur më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, mbledhja solemne e Kuvendit të Kosovës. Rektori i parë i Universitetit, i zgjedhur nga “Komiteti” ka qenë dr. Dervish Rozhaja. Në përbërje të Universitetit ishin: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridik-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara. Në përvjetorin 46-të të Universitetit të Prishtinës, rektori Ramadan Zejnullahu. ka thënë se “Universiteti ka qenë sinonim i progresit dhe aspiratave të popullit tonë. Në të kaluarën më të largët, ky institucion i ka kontribuar popullit tonë me kuadrot e para që janë vënë në ballë të zhvillimit ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës dhe viseve të tjera të banuara me shqiptarë. Ka shërbyer edhe si shkollë, edhe si vatër qëndrese e edhe si simbol rezistencës të një populli të shtypur, por që nuk dorëzohej”, ka thënë mes tjerash, rektori Zejnullahu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …