Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtor, ka pritur për vizitë nxënësit dhe pedagogët e shkollës Otto-Rommel-Realschule nga Holzgerlingeni i Landit të Baden-Württemberg të Gjermanisë dhe nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Junikut” në Junuik në kuadër të programit shkollorë shkëmbyes Gjermano- Kosovar të cilët po qendrojnë prej një javë në familjet e nxënësve Junikas!
Ata kryetari Kuçi i ka njoftuar për programin arsimor, aktivitete e shkollave në Junik dhe historikun e Kosovës dhe Junikut.