Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës së djeshme me sekretarin amerikan, John Kerry, ka adresuar edhe çështjen shqiptare në Maqedoni. Kreu i Qeverisë shqiptare, me këtë rast, ka bërë thirrje që Maqedonia fillimisht të zgjidhë krizën politike dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit, në mënyrë që vendi të aspirojë anëtarësimin në NATO. “Ky vend të zhbllokohet nga ngërçi që ia ndalon rrugën drejt NATO-s, dhe se duhet të plotësohen të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit”, citohet të këtë thënë kryeministri, Rama. Ky qëndrim duket se përmban edhe një porosi për kreun e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili ka thënë se prioritete kyçe për Maqedoninë duhet të jenë zgjedhjet e 24 prillit dhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …