Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë korrupsioni në Kosovë kurrë nuk ka qenë më transparent se sa tani. Kurti ka deklaruar se në shtetrrënimin e Kosovës po kontribuon presidenti Hashim Thaçi, ndërsa në zhvatjen e tij kryeministri Ramush Haradinaj. “Për president dhe kryeministër ka dy bajraktar fisesh, janë të ndryshëm, por janë të njëjtë”, ka thënë Kurti në seancën plenare të Kuvendit. “Pazar me Specialen, pazar me tokën e Kosovës, pazar me asfaltin. Nuk na bëjnë as shtetin, as zhvillimin, për atë nuk e duan as shtetin, as zhvillimin”, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …