Policia e Kosovës përmes një kumtese për medie, ka njoftuar opinionin mbi përgatitjet e saj me rastin e protestës së paralajmëruar nga opozita. Qëllimi i këtij plani operativ, sipas komunikatës, është siguria e përgjithshme, mbajtja e rendit si dhe zbatimi i ligjit. Policia e Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore si dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që sjellin jo-stabilitet. Duke njohur të drejtën kushtetuese për tubime publike e protesta, Policia e Kosovës ka bërë thirrje “te të gjitha shtresat e qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët kujdesen për rendin dhe sigurinë publike”. “Bazuar në historikun e zhvillimit të protestave të deritashme dhe vlerësimeve të bëra, Policia e Kosovës disponon informacione se gjatë protestës nga persona të ndryshëm mund të përdoren mjete që shkaktojnë dhunë apo rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të zyrtarëve policor siç janë: mjetet të ndryshme të forta, koktej molotovi duke mos përjashtuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …