EURO

Mbi 500 milionë euro janë shpenzuar në subvencione dhe transfere gjatë vitit 2018

Mbi 500 milionë  euro ka shpenzuar Qeveria e Kosovës në subvencione dhe transfere gjatë vitit 2018, duke rritur shpenzimet për këtë kategori për 10 për qind. Nga 508 milionë e 316 mijë euro sa ishin shpenzuar në vitin 2017, për këto linja buxhetore, shpenzimet janë rritur në 558 milionë e 778 mijë euro. Pjesa më e madhe e shpenzimeve është për pensionet bazë, pensionet kontributdhënëse, pensionet për veteranët e luftës dhe ato për invalidë të luftës. Bazuar në raportin e shpenzimeve për vitin 2018, të përgatitur nga Ministria e Financave, për pensionet bazike të 126.888 pensionistëve janë shpenzuar 116 milionë e 317 mijë euro. Për pensionistët kontributdhënës, numri i të cilëve sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është 45.391 janë shpenzuar 95 milionë e 500 mijë euro. Nga paratë e taksapaguesve janë shpenzuar rreth 76 milionë e 416 euro për pagesat e 38 mijë e 345 veteranëve. Përveç veteranëve, nga buxheti i shtetit marrin pension familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, numri i të cilëve arrin 13.138. Shuma për këtë kategori që është shpenzuar gjatë vitit të kaluar është rreth 41 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …